1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Polonia festoi 30 vjetorin e themelimit të sindikatës së pavarur Solidarnos

Pieper: Themelimi i Solidarnosit ishte "një kontribut i madh që dha Polonia për të kapërcyer ndarjen e Gjermanisë dhe të Evropës". Solidarnos qe sindikata e parë e pavarur në vendet e ish-bllokut lindor.

default

Presidenti amerikan Barack Obama theksoi në një mesazh përshëndetjeje me këtë rast se "Lëvizja e Solidarnosit është burim frymëzimi për të gjithë qytetarët e botës në luftë për lirinë." Mesazhin e Obamës e lexoi në ceremoninë përkujtimore ambasadori i SHBA në Poloni, Lee Feinstein. Në ceremoni morën pjesë edhe presidenti polak Bronislaw Komorowski, kryeministri Donald Tusk, dhe drejtuesi i opozitës Jaroslaw Kaczynski si dhe presidenti i Parlamentit Evropian Jerzy Buzek.

Presidenti polak Komorowski tha: „Fitorja e revolucionit të mençur në Poloni në vitin 1980 dhe më pas viti 1989 janë disa nga momentet jo të shumta në të cilat ne i dhamë formë fatit të Evropës dhe ndoshta edhe të botës."

Ministrja e shtetit pranë MPJ Cornelia Pieper tha se themelimi i Solidarnosit ishte "një kontribut i madh që dha Polonia për të kapërcyer ndarjen e Gjermanisë dhe të Evropës".

NO FLASH Polen Kriegsrecht Demonstration Gewerkschaft Solidarnosc

Demonstratat e Solidarnos

Pas një greve 14-ditore punëtorët e kantjetrit detar Lenin në Dancing e detyruan qeverinë komuniste polake më 31. August 1980 që të lejonte krijimin e një sindikate të pavarur. Sindikata Solidarnos numëronte 10 milionë anëtarë. Në vitin 1989 sindikata Solidarnosc arriti përmes bisedimeve që në Poloni të organizoheshin zgjedhjet e para të lira. 30 vjet pas themelimit të tij „Solidarnosi“ është politikisht mjaft i përçarë. Madje në festimet për jubileun nuk mori pjesë as Lech Walesa, sepse ai ka mosmarrëveshje me shumë prej krerëve të Solidarnosit.

Ceremonia përkujtiomore u zhvillua në një atmosferë të ndezur dhe me incidente. Kështu të pranishmit në sallë e shoqëruan me fërshëllima ardhjen e presidentit Komorowski dhe kryeminstri Donald Tusk dhe duartrokitën fort fjalën e Kazhinskit.

Në vazhdën e mosmarrëveshjeve politike të vazhdueshme mes partisë nacional-konservatore të Kaczynskit dhe kampit liberal-konservator të Tuskut udhëheqja aktuale e Solidarosit është pro Kaczynskit.

Gjatë ceremonisë fetare të zhvilluar përpara monumentit për punëtorët e kantierit detar që ranë asokohe arqipeshkvi Slawoj Leszek Glodz u bëri thirrje poltikanëve dhe sidikalistëve që t'i kapërcejnë konfliktet e së kaluarës.

Autor: Miroslaw Jablonski/Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 01.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P1Ei
  • Data 01.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P1Ei