1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Polonia acaron krizën e BE- së

Në fillim të presidencës franceze të BE-së e ardhmja e marrëveshjes për reformimin e institucioneve të BE-së po bëhet gjithnjë e më e pasigurtë. Kacinski nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e BE-së.

Lech Kaczynski

Lech Kaczynski

Fillimisht irlandezët thanë jo në një referendum. Tani edhe presidenti i Polonisë Leh Kazhinski, heziton të nënshkruajë marrëveshjen e Lisbonës, kundër dëshirës të popullsisë dhe kryeministrit.

Komenti tingëllon si një kërcënim ndaj Bashkimit Evropian

Dhe pikërisht kështu e ka menduar presidenti i Polonisë Leh Kazhinski, në një intervistë për gazetën ditore "Dziennik". Leh Kazhinski, u shpreh më se qartë, se ai nuk do ta ratifikojë marrëveshjen për reformimin e BE-së, sepse pas referendumit të dështuar në Irlandë dokumenti është bërë i pavlefshëm. Kryetari i parlamentit të Polonisë Bronislav Komorovski akuzoi nacionalkonservatorin Kazhinski, se po luan një lojë të rrezikishme me zjarrin. "Mua më shqetëson pohimi i zotit president, sepse Polonia duhej të bënte pjesë tek ato vende, që e mbështesin Irlandën në kapërcimin e krizës, në atë mënyrë që Polonia vetë ta ratifikojë sa më parë marrëveshjen. Parlamenti polak e ka plotësuar këtë detyrë dhe tani presidenti duhet ta vërë firmën në një traktat, për të cilin ka negociuar vetë."

Franceyi Bernard Kouchner, gjermani Frank-Walter Steinmeier dhe polaku Radoslaw Sikorsksi në takimin e treshes se Vajmarit Quai d'Orsay, Paris, 17 qershor 2008

Franceyi Bernard Kouchner, gjermani Frank-Walter Steinmeier dhe polaku Radoslaw Sikorsksi në takimin e treshes se Vajmarit Quai d'Orsay, Paris, 17 qershor 2008

Presidenti Leh Kazhinski, siç duket mendon të nënshkruajë

Opcionin, se BE nuk mund të ekzistojë pa marrëveshjen e Lisbonës, kryeministri polak e cilësoi si "joserioze". BE funksionon dhe do të funksionojë edhe në të ardhmen, tha Kazhinski, tekstualisht. Ky skeptik ndaj Evropës do të fitojë kohë. Nga njëra anë, ai shpreson, se marrëveshja pas jo-së së irlandezëve do të hasë vështirësi edhe në vende të tjera të BE-së. Dhe nga ana tjetër ai do t´i dëshmojë zgjedhësve të tij konservatorë, që ai presidenti, i përfaqëson fort interesat polake. Marke Safjan, prej disa vjetësh shef i gjykatës kushtetuese polake, dyshon nga ana tjetër, se loja me kohën e Leh Kazhinskit është në përputhje me kushtetutën.

"Unë shoh me shqetësim të madh, se ne mund të përfundonim në një rrugë pa krye, nqs ratifikimi vihet tani në dyshim. Unë e përsëris qëndrimin tim, se presidenti pas vendimit të parlamentit nuk lejohet më ta refuzojë ratifikimin. vetëm në rast se ka dyshime përsa i përket së drejtës kushtetuese, për të cilat ai duhet t´i drejtohet gjykatës kushtetuese. Por meqë ai nuk e bën këtë, duhet të nënshkruajë shpejt."

Deutschland Polen Grenze Flagge keine Grenzkontrollen mehr

Në qeverinë polake janë shumë të tensionuar

Kryeministri Donald Tusk ka frikë se do të gjendet përsëri ndërmjet të gjitha fronteve evropiane, thotë shefi i kancelarisë qeveritare Slavomir Novak. "Shprehje të tilla të presidentit nuk i sjellin ndonjë dobi Evropës në këtë moment të vështirë. Leh Kazhinski e vë veten në një rradhë me presidentin çek Klaus, i cili konsiderohet si euroskeptiku kryesor. Nuk do të ishte mirë, sikur Polonia për shkak të mendimit të presidentit të duhet të pozicionohet kudo."

Edhe në opinionin publik polak Leh Kazhinski nuk do të fitojë dot pikë. Tre të katërtat e të gjithë polakëve besojnë në avantazhet e marrëveshjes për reformimin e BE-së dhe nuk duan që ratifikimi i saj të diskutohet më.

  • Data 02.07.2008
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EUic
  • Data 02.07.2008
  • Autor Thomas Rautenberg
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EUic