1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Poloni: Kulla vrojtimi drejt Kaliningradit rus

aud (tagesschau)7 Prill 2015

Polonia ka qendrim shumë skeptik ndaj politikës ruse. Të dyja vendet kanë një kufi të përbashkët prej 200 km përgjatë enklavës ruse të Kaliningradit. Këtë kufi tani Polonia do ta sigurojë me kulla të larta vrojtimi.

https://p.dw.com/p/1F3Rs
Kaliningrad Panorama
Fotografi: RIA Novosti

Polonia do ta përforcojë vëzhgimin e kufirit të saj me enklavën ruse të Kaliningradit duke ndërtuar disa kulla vrojtimi. Kullat e larta nga gjashtë deri në 50 metra, do të jenë ngritur deri në qershor, i tha një zëdhënëse e Policisë kufitare polake agjencisë polake të lajmeve PAP.

Shpenzimet e ndërtimit në shumën prej 14 milionë Zloty (3,7 milionë euro) u siguruan në treçerekun e tyre nga fonde të BE për sigurimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Raketë ruse "Iskander"
Raketë ruse "Iskander"Fotografi: picture-alliance/dpa

Enklava ruse e Kaliningradit ndodhet në Detin Baltik, e rrethuar nga Polonia dhe Lituania. Për shkak të konfliktit të Ukrainës, të dyja këto vende kanë qendrim shumë mosbesues përballë Rusisë.

Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite deklaroi në mars, se Rusia ka stacionuar në Kaliningrad raketa Iskander, në gjendje që të bartin mbushje bërthamore, të cilat "madje mund të arrijnë edhe Berlinin". Edhe në mediet ruse ka pasur informacione të tilla. Ky dyshim është shprehur edhe në vitet e kaluara, për shembull në vitin 2013. Por atëherë, informacione të tilla Rusia i përgënjeshtroi.