1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Poloni: Humoristët nën presion

Olaf Bock
13 Qershor 2018

Qeveria polake nuk e kupton shakanë: Humoristët kritikë rrezikohen të futen në burg. Akuza: "Fyerje e popullit polak".

https://p.dw.com/p/2zQRW
Vorschaubild - FOKUS_Polen
Fotografi: WDR

Klaudia Jachira është këtu me kukullën e saj, që është bërë si Jaroslaw Kaczynski. Aktorja e teatrit me kukulla ka bërë si figurë të satirave të saj kryetarin e partisë në pushtet në Poloni. Unë nuk jam dakord me ato që është duke bërë qeveria e tanishme e Partisë "Ligj dhe drejtësi" dhe si po e shkatërron ajo vendin. Humori është një rrugë ideale për t'u tallur me aktivitetet e dëmshme, është e fortë dhe dhe nuk të lë të mbyllësh gojën, thotë Klaudia Jashira. Ajo publikon satirë të guximshme në internet, dhe vetëm në internet. Në një nga skeçet ajo luan rolin e mjekes dhe viziton Kaczynski-n duke bërë rimë me një gjuhë fëmijërore si pjesë e budallallepsjes kombëtare. Kur në një shpjegim ajo përmend TVP, inicialet e televizionit shtetëror polak, ajo paditet për gjoja shkeljen e të drejtave të autorit. Ky ishte shok për të renë. "Nuk mund ta besoj që prokuroria është duke zhvilluar hetime për mua për arsye politike. Unë mund të përfundoj në burg, dhe ky është po ashtu një shembull që tregon çfarë po ndodh sot në Poloni," thotë ajo duke shprehur tronditjen e saj.

Akuza: „Shpifje ndaj kombit"

Humoristi Antoni Szpak bën estradë politike që prej viteve shtatëdhjetë. Tani ai shkruan tekste humoristike për gazetat. "Unë shkruaj këtu pika të ndryshme që i përdor më vonë. Në përgjithësi mendoj për udhëheqësin tonë politik, të cilin e dua si askënd tjetër", thotë Antoni Szpak. Në një nga artikujt e tij ai kritikon afërsinë e shtetit me kishën. Shumë politikanë të Polonisë shkojnë në një festë të radios fetare Maria. Në artikullin e tij Szpak shkruan për një vend budalla dhe mendjengushtë. Kjo mjafton për përgatitjen e një padije kundër tij për ofendimin publik të shtetit. Szpak është marrë në pyetje nga policia. "Artikulli im ishte vetëm një gjysëm faqeje i gjatë, por ekspertiza për të ishte 35 faqe. Duhet të jesh i mençur shumë të përpilosh një gjë të tillë". Akuza kundër Antoni Szpak-ut është për „shpifje ndaj kombit" . Procesi kundër tij mund të fillojë shpejt. Kjo është një akuzë e tmerrshme në një vend të lirë, në të cilin kushtetuta garanton lirinë e shtypit dhe një humorist, një gazetar ka të drejtën të kritikojë qeverinë. Unë nuk bëj gjë tjetër përveç kritikes.

Polen Danzig Protest gegen Justizreform
Protesta kundër reformës në drejtësiFotografi: Reuters/Agencja Gazeta/J. Rusek

Prokuroria nuk jep intervistë. Me shkrim na u tha se rasti Szpak është në proces dhe që sipas artikullit 133 të Kodit Penal ai rrezikohet me tre vjet heqje lirie. Shfaqja e internetit "veshi i presidentit" (polonisht Ucho Prezesa) është formati më i preferuar satirik i Polonisë. Në një nga pjesët tregohet Merkeli që ndodhet për vizitë tek kryetari i partisë, Kaczynski. Ajo bën reklamë për Presidentin e Këshillit të BE-së, Donald Tusk. "Pse nuk e mbështesni kandidimin e Donaldit edhe për një legjislacion të dytë? Unë mendoj që ju jeni polak, ai është polak. Nuk e kuptoj pse nuk e mbështesni".Nuk e kuptoni? Çfarë përkthyese jeni ju atëherë që nuk kuptoni? Këtu ka diçka që nuk shkon. Diçka që nuk shkon? Duart lart!!

Padi dhe mesazhe urrejtjeje

Kjo shfaqje nuk është paditur aktualisht, por kolegët janë solidarë me Antoni Szpak - sigurisht që kjo zmadhohet për humor. Robert Gorski, aktor estrade thotë: "Nëse kolegu ynë merr dënim, unë do jem i pari që do te dorëzohem para gjyqit për të protestuar dhe për ta liruar atë nga duart armiqësore. Ne do të gërmojmë me ekipin tonë një tunel për t'u futur poshtë burgut ose ditën me diell do organizojmë një sulm kundër burgut."

Edhe Klaudia Jachira është marrë disa herë në pyetje dhe ajo rrezikon të dënohet me deri dy vjet heqje lirie. Përveç kësaj posta e saj elektronike është e mbushur me mesazhe agresive, shpesh ofendime seksiste. Padi dhe mesazhe urrejtjeje për 30 vjeçaren. "Unë kujtoja se isha pjesë e brezit më të lumtur polak të 200 viteve të fundit, brezi që do të jetonte për gjithnjë në një vend të lirë. Mua më ngjethet mishi kur flas për këtë sepse unë e dua Poloninë të jetë një vend i lirë dhe i hapur. Partia "Ligj dhe drejtësi" ka çliruar në Poloni demonët më të këqinj," thotë ajo.

Humoristi gjerman Kurt Tucholsky luftonte 100 vjet më parë për lirinë e artit. Ai shkruante: "Çfarë lejohet të bëjë satira? Çdo gjë!" Kjo ide ka sot në Poloni pak idhtarë.