1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Poloni: Demokracia në rrezik

Varshava vazhdon kursin konfrontativ me BE-në në mosmarrëveshje për reformën e Gjykatës Kushtetuese. Në mes të dhjetorit kreu i Gjykatës Kushtetuese zëvendësohet. Pas kësaj qeveria mund ta ketë më të lehtë.

Ata e quajnë "tradhtar" dhe "terrorist", i dërgojnë atij letra kërcënimi dhe kërkojnë: "Rzepliński në burg" Për ithtarët e  partisë në pushtet PiS, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Polonisë është armik i shtetit. Por ai nuk do t'u përulet nacionalistëve dhe nuk ka frikë nga kërcënimet. "Një gjyqtar që frikësohet, nuk është më gjyqtar", tha ai në një intervistë me Deutsche Wellen. "Frika të bën të ndikueshëm dhe kush ka frikë nuk është gjë tjetër, veçse një zyrtar shteti që dëshiron t'i pëlqejë shefit të tij". Një gjë të tillë Andrzej Rzepliński nuk e do.

Ai renditet aktualisht i katërti në listën e besimit që gëzojnë personat publikë në Poloni. Dhe në punë shkon pavarësisht kërcënimeve, ose me mjetet e transportit publik ose me biçikletë dhe i pashoqëruar nga truproja.

Gjykata Kushtetuese e përçarë

Për shumë polakë Rzepliński është simbol i luftëtarët të fundit në luftë për sundimin e ligjit në vend, gjë që sipas mendimit të tij është në rrezik prej kuptimit që ka qeveria në pushtet për demokracinë. PiS e konsideron mandatin e zgjedhësve si çek të bardhë  dhe mendon se për shkak të shumicës së votave mund ta ushtrojë pushtetin si të dojë dhe pa kontroll.

Andrzej Rzeplinski Präsident Verfassungsgericht in Polen (picture-alliance/dpa/R. Guz)

Andrzej Rzeplinski

Pushtetarët janë të zemëruar me Rzepliński për shkak se ai në fillim të vitit 2016 e shpalli reformën e tyre të drejtësisë si antikushtetuese, sepse kufizonte pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Qeveria i injoroi vendimet dhe organet e drejtësisë janë që atëhere të paralizuara.

Kjo ka bërë që thuajse prej një viti rreth një milionë qytetarë të dalin në rrugë për të protestuar për pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese. Mbështetje për këtë gjykatë vjen nga Komisioni Evropian, i cili ka kërcënuar edhe me sanksione ndaj Polonisë.

Por diapazoni i veprimit i Brukselit nuk është shumë i madh. Në rast se Komisioni do të vendosë sanksione ndaj Polonisë duhet që pro tyre të votojnë të gjitha vendet anëtare. Në rast se ndonjë vend, si p.sh. në këtë rast Hungaria, do të vendosnin veton, Komisioni do të shfaqej si tigër pa dhëmbë.

Pikërisht me këtë spekulojnë edhe politikanët e PiS-së. "Grindja me BE-në do të shuhet shpejt, ngaqë Evropa ka sot probleme shumë më të rëndësishme, si p.sh. kriza e refugjatëve",  thotë eurodeputeti polak Ryszard Czarnecki.

Andrzej Rzeplinski Präsident Verfassungsgericht in Polen (picture-alliance/AP Photo/A. Keplicz)

Andrzej Rzeplinski

Lojë me kohën

Mandati i Rzeplińskit përfundon në mes të dhjetorit. Kryetari i ardhshëm i Gjykatës Kushtetuese do të jetë sipas gjitha gjasash dikush nga radhët e dashamirësve të PiS-së. Por politikanët e PiS-së duan që ta prishin imazhin e Rzeplińskit dhe thonë se ai i bën të gjitha këto se do të bëhet politikan. Rzepliński vetë thotë se ai do të kthehet në vendin si profesor në Universitetin e Varshavës.

Nga ana tjetër ndaj tij për momentin po heton në dy raste prokuroria. Fjala është për dy vendime që ka marrë Rzepliński dhe edhe në rast se ato janë të drejta, Prokuroria Polake ndoshta mund të kërkojë që ai të  thirret në bankën e të akuzuarve. E më së voni në këtë moment Komisioni i BE-së duhet të tregojë se sa seriozisht e merr çështjen e demokracisë në Poloni.