1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Politikani polak Jerzy Buzek zgjidhet president i Parlamentit të Bashkimit Evropian

Grupet parlamentare të konservatorëve dhe të social-demokratëve në Parlamentin e BE-së ranë dakord për zgjedhjen e liberal-konservatorit Buzek.

default

Jerzy Buzek - ish kryeministri i Polonisë dhe presidenti i ri i Parlamentit të BE-së

Politikani liberalkonservator Jerzy Buzek ka pesë vjet që është deputet në Parlamentin e Evropës. Ai ka qenë anëtar i Komisionit për Industrinë, Hulumtimet dhe Energjinë, por nuk vepronte në frontin e parë. Buzeku, i cili nga 1997 deri 2001 ishte kryeministër i Polonisë, konsiderohet si njeri i balancave, e kundërta e një politikani të prirur nga pushteti. Ai ishte një ndër të paktët kryeministra polakë që ia doli të qëndrojë në post një periudhë legjislature të tërë. Gjatë kohës që ai ishte në këtë post Polonia u pranua në NATO në mars 1999. Politika e Buzekut ishte e orientuar gjatë gjithë kohës drejt anëtarësimit sa më të shpejtë të Polonisë në BE. Për këtë atij iu desh të përballej me një sërë konfliktesh në politikën e brendshme, që e bënë të padëshiruar tek kundërshtarët politikë dhe tek elektorati. Pas katër vitesh lufte për reforma partia e tij "Aksioni zgjedhor Solidarnosc" u dënua prej zgjedhësve që nuk ia dhanë votën, por sot profesori 67-vjeçar i kimisë bën pjesë sërish ndër politikanët më popullorë të Polonisë. "Platforma qytetare" me drejtim liberalkonservator e cila është në pushtet në Poloni arriti të fitonte edhe një rekord në zgjedhjet për Parlamentin e Evropës.

Aktivisti shumëvjeçar i lëvizjes sindikaliste dhe demokratike polake mbështetet në zgjedhjen si president i Parlamentit të BE-së prej të gjithë klasës politike të Polonisë, si prej të majtëve edhe konservatorëve nacionalistë. Edhe brenda Parlamentit të BE-së ai gëzon mirënjohje në të gjitha radhët e partive. Pesë vjet pas zgjerimit të BE-së drejt Lindjes Buzek është presidenti i parë i Parlamentit të BE-së nga vendet e reja anëtare.

Jerzy Karol Buzek u lind në vitin 1940 në Smilowitz, që i takonte asokohe zonës gjermane të Teshenit (Teschen). Sot ky vend gjendet në territoritorin e e Çekisë. Buzeku bën pjesë në pakicën e fesë protestante në Poloni. Ai është i martuar dhe babai i aktores së mirënjëhur të skenës së kinemasë dhe të televizionit polak Agata Buzek.

Autorë: Gero Reuter/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Sonila Harasani

  • Data 14.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IoxA
  • Data 14.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IoxA