1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Politikanët kërkojnë masa ndaj përgjegjësve të tragjedisë së Duisburgut

Nga katastrofa në paradën e dashurisë (Loveparade) në qytetin e Duisburgut të shtunën e kaluar humbën jetën 20 vetë, 500 të tjerë u plagosën, disa prej tyre rëndë.

Një vajzë shkruan në librin e ngushëllimeve për viktimat e Duisburgut

Një vajzë shkruan në librin e ngushëllimeve për viktimat e Duisburgut

Pas shpërthimit të panikut në mesin e turmës, me pasojë 20 të vdekur në paradën e dashurisë (Loveparade) në Duisburg, politikanët kanë kërkuar të merren masa. Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU për politiken e brendshme, Hans Peter Uhl, kërkoi dorëheqjen e personave përgjegjës.Kryetari i komisionit të brendshëm parlamentar, Wolfgang Bosbach, shprehu shqetësimin, që organizatorët deri tani nuk kanë kontribuar aspak për sqarimin e tragjedisë.

A ka pasur paralajmërime?

Kryebashkiaku i qytetit, Adolf Sauerland, pohoi se nuk ka patur informacione për masa të pamjaftueshme sigurie para fillimit të aktivitetit. Politikani i Unionit Kristiandemokrat i tha gazetës "Rheinische Post" të Düsseldorfit se nuk ka qenë në dijeni për paralajmërime. Nga ana tjetër, gazeta "Süddeutsche Zeitung" njofton se policia në Duisburg në prag të aktivitetit ka shprehur rezerva ndaj konceptit të sigurisë. Sipas shefit të organizimit të Loveparade, Rainer Schaller katastrofa duhet të jetë shkaktuar nga një udhëzim i policisë. Ajo ka lejuar që të hapen të gjitha ndalimet para tunelit, ku ndodhi fatkeqësia. Organizatorët kanë mbajtur të mbyllura 10 prej 16 ndalimeve, sepse kishte rrezik që tuneli të mbytej nga njerëzit, i tha Schaller agjensisë dpa. Në tunelin e vetëm, që të çonte në terrenin, ku do të mbahej parada e dashurisë, të shtunën pasdite u krijua një panik i madh në mesin e turmës. Ndërkohë numri i të vdekurve ka arritur në 20. Një grua e re humbi jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra. Më shumë se 500 vetë janë plagosur në këtë katastrofë.

Autor: dpa/Ina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 27.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OVoA
  • Data 27.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OVoA