1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Politikanët gjermanë kërkojnë rishqyrtimin e heqjes së vizave për serbët dhe maqedonasit

Në Ballkan po afrohet dimri dhe në Gjermani po kërkojnë azil mijëra sinti dhe romë serbë dhe maqedonas. Politikanët kërkojnë t'i jepet fund lëvizjes pa viza.

78 vetë. Pra, kaq shumë - ose më mirë, kaq pak qytetarë të Serbisë dhe Maqedonisë kanë kërkuar azil në Gjermani në vitin 2010. 2.435 vetë ishte numri i azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia vetëm në shtator 2012. Kjo shifër e Ministrisë Federale Gjermane të Punëve të Brendshme ka bërë që shumë politikanë të kërkojnë rishqyrtimin e heqjes së vizave për serbët dhe maqedonasit.

Që nga shtatori 2009, qytetarët e këtyre dy vendeve mund të udhëtojnë për në BE pa vizë. Që atëherë - dhe veçanërisht muajt e fundit - numri i azilkërkuesve nga këto vende është rritur në mënyrë dramatike.

Zyra Federale për Refugjatët: "Vijnë për arsye ekonomike"

Der zukuenftige Praesident des Bundesamtes fuer Migration und Fluechtlinge (BAMF), Manfred Schmidt, aufgenommen am Dienstag (16.11.10) bei einem Festakt zur Verabschiedung seines Vorgaengers. Schmidt folgt Albert Schmid im Amt des Praesidenten des Bundesamtes. Foto: Timm Schamberger/dapd

Dr. Manfred Schmidt, kryetar i Zyrës Federale për Emigracionin dhe Refugjatët (BAMF)

"Nga këndvështrimi ynë, në ardhjen e serbëve dhe maqedonasve kemi të bëjmë qartë me një abuzim të liberalizimit të vizave. Dhe kjo duhet të sjellë me vete pasoja", thotë Manfred Schmidt, kryetar i Zyrës Federale për Emigracionin dhe Refugjatët (BAMF).

"Ne kemi një fluks grupesh familjare relativisht të mëdha," shpjegoi ai në një intervistë me DW. Por paratë e xhepit që paguhen sot në Gjermani për azilkërkuesit janë rreth tri herë më shumë se të ardhurat mujore në Serbi dhe Maqedoni. Problemi është kryesisht kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në Gjermani. "Nëse njerëzit që vijnë nga Serbia dhe Maqedonia, qëndrojnë për tetë javë, apo tre muaj në Gjermani, atëherë kjo u mjafton për të jetuar gjashtë apo nëntë muajt e ardhshëm në Serbi apo Maqedoni."

Në këtë kontekst luan një rol kyç një vendim i Gjykatës Kushtetuese Federale të korrikut, për rritjen e përfitimeve për azilkërkuesit në Gjermani dhe barazimin e tyre me përfitimet e zakonshme sociale.

Friedrich: "BE-ja duhet ta pezullojë lëvizjen pa viza"

Ministri i Brendshëm federal Hans-Peter Friedrich, dëshiron tani të rishqyrtojë hyrjen pa viza të qytetarëve nga vendet e treta. Ministria e Brendshme, së bashku me landet po kërkojnë mënyra "për t'i shkrutuar procedurat administrative për azilin dhe përfundimin e lejeve të qëndrimit nga autoritetet e imigracionit." Me fjalë të tjera, metoda më të shpejta për dëbim nga Gjermania.

Bundesinnenminister Hans-Peter Friedrich (CSU) spricht am 09.10.2012 auf dem Flughafen Hannover vor Medienvertretern. Zuvor hatte Friedrich irakische Flüchtlingen begrüßt, die mit einem Flugzeug aus ihrer Heimat in Hannover eingetroffen waren. Bis 2014 will Deutschland 900 besonders schutzbedürftige Flüchtlinge aus Krisenregionen aufnehmen. Foto: Holger Hollemann/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Ministri i Brendshëm federal Hans-Peter Friedrich

Friedrich flet për një "abuzim të papranueshëm në rritje të së drejtës për azil". Fluksi masiv i shtetasve serbë dhe maqedonas duhet të ndalet menjëherë, thonë burimet në Ministrinë e Brendshme. Ministrat e Brendshëm të landeve Hesen dhe Bavari shprehen në mënyrë të ngjashme.

Friedrich mendon se zgjidhja e këtij problemi, është edhe një detyrë e Bashkimit Evropian: "Duhet të jetë e mundur që BE ta anulojë sa më shpejt të jetë e mundur të drejtën e qytetarëve të këtyre vendeve për të udhëtuar pa viza në BE." Përveç kësaj, MPB është në kontakt të ngushtë me qeveritë e Serbisë dhe Maqedonisë, shkruan Ministri i Brendshëm federal Hans-Peter Friedrich në një deklaratë për DW.

Pro Asyl: "Panik krejtësisht pa bazë"

Sipas referentes ligjore të OJQ-së Pro Asyl, Marei Pelzer ky diskutim shkon në drejtim të gabuar. "Ky panik dhe këto diskutime janë krejtësisht pa bazë dhe drejtohen kundër refugjatëve këtu", thotë ajo në intervistë me DW.

Sipas saj ky debat mund të ndikojë dhe në krijimin e një atmosferë të pakëndshme në Gjermani, si në vitet 1990, kur në qytetin verior gjerman Rostock-Lichtenhagen pati përleshje përpara qendrës qendrore të pritjes për azilkërkuesit.

Pelzer thekson se në ndryshim nga Franca, ku Gjykata e Lartë ka vendosur se sinti dhe romët duhet të gëzojnë një mbrojtje të veçantë, në Gjermani numri i kërkesave për azil që pranohen është thuajse zero. "Prandaj, është e pakonceptueshme që të flasim për abuzim".