1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Politikanët duke mbledhur votat në rrjetet sociale

Para zgjedhjeve parlamentare deputetët kanë zbuluar rrjetet sociale. Por megjithatë fushata elektorale ende vazhdon.

Politikanët komunikojnë në twiter dhe postojnë në Facebook, madje edhe kancelarja dërgon sms dhe mesazhe audiovizive. A i arrijnë vallë ata kështu zgjedhësit? Po, besojnë 37 përqind e qytetarëve me të drejtë vote në Gjermani. Ata besojnë, se interneti do të ketë një rol vendimtar ndaj rezultatit të zgjedhjeve parlamentare sivjet. Madje janë 48 përqind e zgjedhësve të moshës 18 deri në 29 vjeç që preferojnë këtë mënyrë komunikimi të politikanëve. Ky është rezultati i një anketimi të realizuar nga Instituti i Demoskopisë Forsa me autorizim të Shoqatës Federale të Ekonomisë së Informacionit, Telekomunikacionit dhe Mediave të reja (Bitkom).

Rezultatet e këtij sondazhi janë përfshirë në studimin „Demokracia 3.0 – Rëndësia e internetit për zgjedhjet parlamentare ".

"Komunikimi online po fiton gjithnjë e më shumë peshë në politikë“, i tha presidenti i Bitkom Dieter Kempf DW-së.  Madje ai mendon, se: „Interneti do të përcaktojë luftën elektorale, si asnjëherë tjetër në historinë e republikës federale."

Sekretari i përgjithshëm i partisë liberal-demokrte gjermane, FD, Christian Lindnder në Facebook

Sekretari i përgjithshëm i partisë liberal-demokrte gjermane, FD, Christian Lindnder në Facebook

Kujdes nga shpresat e ekzagjeruar

Studiuesi i shkencave të komunikimit Felix Flemming nga Universiteti i Mynsterit tërheq vëmendjen, se: "Ndonëse në këtë fushatë elektorale janë të përfaqësuar në internet më shumë politikanë se përpara katër vjetësh, për aq kohë sa oferta vazhdon të konsumohet nga një rreth i kufizuar përdoruesish, suksesi është i kufizuar“, analizon eksperti në bisedë për DW. Problemi është se politikanët, mobilizohen në internet vetëm gjatë periudhës elektorale. „Në këtë mënyrë ata nuk mund të zhvillojnë struktura. "

Studiuesi i medias Felix Flemming i relativizon shpresat e mëdha ndaj kësaj platforme.

Qysh në zgjedhjet e vitit 2009 partitë nisën të zhvillojnë fushatën elektorale gjithnjë e më fort në internet. Platformat sociale si Twitter, Xing dhe Facebook janë bërë ndërkohë trumpeta të rëndësishme për politikanët, thekson Kempf. "Nëse krahason shifrat e sotme me ato të katër vjetëve më parë, konstaton që ato janë rritur ndjeshëm.“ Që nga ajo kohë numri i klikimeve ndaj profileve të politikanëve është rritur intensivisht. Që në 2009 kancelarja Angela Merkel kryesonte me 16.200 miq në Facebook dhe 69.000 në rrjetin StudiVZ. Ajo me këto kuota qëndronte dy herë më lart se konkurenti i saj Frank-Walter Steinmeier. Aktualisht Merkel e ka shtuar numrin e miqve në këto rrjete me rreth 245.000 fansa në të gjitha rrjetet sociale. Në vendin e dytë pasojnë ministrja e Familjes Kristina Schröder dhe sfidanti socialdemokrat i kancelares, socialdemokrati Peer Steinbrück – të dy këta politikanë kanë një kuotë rreth një të pestën krahasuar me Merkelin.

Zgjedhësit kërkojnë krahas pranisë në rrjet edhe sigurinë e rrjetit

"Një pjesë e madhe e deputetëve e kanë kuptuar, se interneti është një formë e rëndësishme komunikimi ", vë në dukej Kempf. Këtë e pasqyrojnë shifrat. Platforma online Pluragraph ka hulumtuar, se 86 përqind e deputetëve të Bundestagut kanë një profil në një rrjet social. Por gjermanët nuk duan vetëm t‘i takojnë përfaqësuesit e tyre në internet, këta të fundit duhet edhe të kujdesen, që rrjeti të mos keqpërdoret. 96 përqind e zgjedhësve në sondazhin e Forsa-s thonë, se për ta është e rëndësishme ruajtja e sekretit të të dhënave, 95 përqind mbështesin luftën ndaj kriminalitetitkibernetik dhe 84 përqind dëshirojnë që të nxitet përhapja e njohurive të publikut për internetin.

Por shefi i Bitkom-it Kempf dyshon, se rezulati do të vendoset në internet kur zgjedhjet sivjet do të hyjnë në fazën e nxehtë. "Fushatat online mund të shërbejnë për partitë vetëm si guri i vogël i kandarit.“ Ndonëse edhe në këtë drejtim eksperti i shkencave të komunikimit Flemming është skeptik duke parashikuar, se: „Rezultatet e fushatës elektorale online do të kenë një influencë fare të zbehtë ndaj rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.” Këtë e vërtetojnë disa studime në Gjermani.