1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Politika zbulon refugjatët e rinj

Biznesi dhe politika kërkojnë që të shfrytëzojnë potencialin e refugjatëve dhe azilkërkuesve të rinj për industrinë dhe zanatet e ndryshme.

Konsensusi politik midis kryeministrave të landeve, të cilët u përkasin partive të ndryshme, është një fenomen mjaft i rrallë. Kjo të bën të dëgjosh edhe më me vëmendje lajmet që Winfried Kretschmann i partisë së Gjelbër (Baden-Württemberg), socialdemokratja Malu Dreyer (Rheinland-Pfalz) dhe konservatori Volker Bouffier (Hessen) duan të angazhohet tani për refugjatët e rinj. Një hap i parë është bërë, Kancelarja Angela Merkel (CDU), ka marrë një letër. Në të ata rë tre i bëjnë thirrje kancelares për një zgjerim të rëndësishëm të së drejtës së qëndrimit për përafërsisht 55.000 të rinj nga gjithsej 130.000 refugjatë të cilët kanë ardhur në Gjermani vetëm në vitin 2013.

Bundesparteitag der Grünen

Winfried Kretschmann i partisë së Gjelbër , kryeminister i landit Baden-Württemberg

Ç'është ekonomikisht e favorshme, është edhe humanitare

Iniciator i nismës mbipartiake është Winfried Kretschmann, i cili vitin e kaluar kishte votuar pro ashpërsimit të ligjit për azilin, duke zemëruar kështu bazën e partisë së tij të gjelbër. Tani kërkohen përshtatje. Liderë kryesorë të biznesit po ngulin prej kohësh këmbë për të shfrytëzuar potencialin e refugjatëve të rinj dhe kërkuesve të azilit për industrinë dhe zanatet e ndryshme.

Në letrën e përbashkët të tre kryeministrave te landeve përmenden si dëshmitarë kyç presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë, Erik Schweitzer dhe Hans Peter Wollseifer, presidenti i Dhomës Artizanale. Të dy duan të arrijnë që refugjatët e rinj të kenë së paku një perspektivë pesëvjeçare në Gjermani. Parakusht për këtë është një shkollim profesional trevjeçar i pasuar nga të paktën dy vjet qëndrimi të mëtejshëm.

Shkollimi "parakusht i rëndësishëm për integrimin e suksesshëm"

Ata shkruajnë në letrën e tre faqëshe për probleme të kompanive që vitet e fundit nuk mund të mbushin të gjitha vendet që ofrojnë për shkollimin profesional. Edhe në qoftë se ata gjejnë praktikantë, kjo sipas përvojës nuk është gjithmonë një garanci se ata që fillojnë të mësojnë një profesion, e çojnë këtë deri në fund. Në mesin e rreth 55.000 refugjatëve të rinj ka shumtë, për të cilët industria dhe sektori artizanal kanë nevojë urgjente shkruajnë Kretschmann, Dreyer dhe Bouffier.

Dhe numri i atyre që vijnë në Gjermani, vazhdon të rritet. Vetëm për vitin aktual pritet të vijnë më shumë se 200.000 vetë, të cilët do të bëjnë kërkesë për azil. Ndër ta do të ketë përsëri një numër të madh nën moshën 35 vjeç. Kryeministrat kritikojnë gjendjen aktuale ligjore për azilkërkuesit e rinj. Legjislacioni aktual nuk u jep personave në fjalë asnjë siguri që ata nuk do të dëbohen edhe nëse kanë nisur shkollën ose që të mësojnë një profesion. Kancelarja duhet të angazhohet për një të drejte të përkohshme qëndrimi, kërkojnë tre nënshkruesit e letrës. Iniciativa është ndërmarrë edhe në sfondin e një debati të fortë brenda koalicionit të madh për një ligji për të rregulluar imigracionin në Gjermani. Në lidhje me këtë përpjekja mbipartiake e Kretschmann-it, Dreyerit dhe Bouffier mund ta përshpejtojë kërkimin për një konsensus.