1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Politika turke ndaj Sirisë jo shumë premtuese

Tepër heret kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan është pozicionuar kundër presidentit sirian Assad. Sa reale është mundësia e ndërhyrjes së njëanshme?

Turqia si vend fqinj i Sirisë është në frontin e Perëndimit, në një zonë të cënuar nga mundësia e shkallëzimit të luftës. Pikërisht për këtë shkak, Ankara do të duhej që të mos ushtrojë presion ndaj vetvetes, për shkak të mbështetjes së "pranverës arabe" në Siri, kundër regjimit të ditkatorit Bashar al-Assad.

Por kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan u pozicionua tepër shpejt kundër ish mikut të tij në Damask. Kalkulmi i tij ka dështuar deri tani, sepse Assadi ende është në pushtet dhe ka fituar madje së fundi disa beteja të rëndësishme në luftën kundër opozitës. Ekziston edhe rreziku i dobësimit të pozicioneve të Erdoganit në Turqi. 

Gjendja e paparashikueshme

Deutsche Welle Türkisch Bahaeddin Güngör

Baha Güngör

Sulmet e tmerrshme me bomba me 11 maj 2013 në Reyhanli, vdekja e 51 dhe plagosja e më shumë se 200 personave ishte çmimi që u detyrua të paguajë Turqia për shkak të strategjisë së saj ndaj Sirisë. Deri ani nuk ka të dhëna të sakta, ndaj dyshohet se numri i të vrarëve është edhe shumë më i madh, madje trefish më i lartë. Për aktorët dhe urdhëruesit e këtij sulmi ende po spekulohet. Askush nuk mund të thotë me siguri se kush çfarë interesash ka në kufirin e gjatë prej 900 kilomentrash mes këtyre dy vendeve, kush po vret dhe kush është viktimë. Në provincën Hatay, për të cilën Siria thotë se i takon asaj, banojnë shumë arabë, kurdë, alavitë, sunitë, xhihadistë, pjesëtar të al Kaidës, opozitarë dhe pjesë të tjera të popullatës civile.

Jo aksioneve të njëanshme

Vlerësimet e gabuara të Erdoganit kanë rrezikur edhe strategjinë e tij të hartuar me mundim për kurdët. Nuk mund të përjashtohet mundësia që sulmet në Reyhanli janë vetëm fillimi i skenarëve terroristë kundër Turqisë. Sulmet e tjera eventuale në metropole apo dhe në bregdet mund të cënojnë imazhin e vendit që po shënon një rritje shumë të shpejtë ekonomike. Shkëlqimi i rritjes ekonomike me Erdoganin do të zbehej shumë shpejt. Pas bisedimeve të fundit me presidentin amerikan Barack Obama u konstatua se Erdogani më nuk beson në një rrëzim të shpejtë të Assadit. Fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina por edhe Irani mbajnë edhe më tej anën e Assadit. As SHBA-ja, pas përvojave në Irak, nuk do të ndërmarrë ndonjë aksion të njëanshëm ushtarak dhe të cënojë gjendjen në Lindjen e Mesme si dhe paqen në botë. Në këto kushte nuk ka hapsirë për mendimet se Turqia mund të nisë kundër Sirisë ndonjë aksion të njëanshëm ushtarak.