1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kurden Gül

20 Tetor 2011

Nga sulmet e PKK ndaj një poste kufitare turke u vranë të paktën 24 ushtarë. Kështu konflikti turko-kurd është larg nga një zgjidhje politike.

https://p.dw.com/p/12vX2
Rubrikenbild Kommentar albanisch. DW-Grafik: Per Sander 2010_06_18_sendungslogos_albanisch.psd

Çfarë ka ndryshuar në të vërtetë në Turqi që nga gushti 1984, nga fillimi i luftës së organizatës militante separatiste kurde (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) kundër vendit anëtar të NATO-s? Në thelb, asgjë! PKK ndërkohe e klasifikuar si “organizatë terroriste” nga SHBA, BE dhe në këtë mënyrë edhe nga Gjermania verbon opinionin publik ndërkombëtar me deklarimet për armëpushim të njëanshëm dhe pastaj tërheq me sulme të reja zemërimin e popullsisë turke. Turqia përgjigjet me operacione hakmarrëse kundër terroristëve kurdë edhe përtej kufirit, në Irakun verior, por pa mundur të ftohë gjakërat. Në fund të gjitha shpresat për një fund paqësor të problemit kurd në Turqi mbyten që në zanafillë, sepse kohë pas kohe një vend i tërë mban zi për ushtarët, që janë vrarë nga PKK.

Terrori i PKK bllokon të gjitha rrugët për paqen

Baha Güngör, Leiter der Türkischen Redaktion der DW
Baha Güngör

Ai e lë çështjen kurde në rrugë pa krye. PKK, që vepron ushtarakisht nga Iraku i veriut, i paralizoi edhe një herë përpjekjet për një kthese politike. Deputetët e rinj kurdë të parlamentit, të fajësuar për afërsinë e tyre me PKK, sapo e kanë kryer betimin në detyrë. Ka patur njotime për kontakte ndërmjet aparatit të sigurimit turk dhe PKK në Evropë, për t'u këshilluar për rrugët e përbashkëta drejt paqes. Paqja në problemin kurd mund të ketë sukses vetëm, nëse palët e përfshira në konflikt do ta kapërcejnë cakun e tyre. Mosheqja dorë nga strategjia e gjakderdhjes është marrëzi.

Kritikave ndaj Turqisë tanimë u mungon baza

Sulmi i fundit i PKK-së me 27 ushtarë të vrarë, të cilët tani vajtohen dhe varrosen si "martirë", është një prej më të rëndëve të 28 viteve të fundit. Rekordi i trishtuar i 33 ushtarëve të vrarë në vitin 1993, të cilët ndodheshin rrugës për në njësitë e tyre si ushtarë të rinj, pa uniforma për të nisur shërbimin ushtarak, gjen kështu vazhdimësinë.

Tani është shumë e lehtë dhe joshëse, për të kritikuar Turqinë për veprimet e saj hakmarrëse në Irakun e veriut dhe për të bërë thirrje për zgjidhje politike. Shumë turq fërkojnë sytë me habi. Nëse Shtetet e Bashkuara dërgojnë ushtarët e tyre në Irak dhe Afganistan në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, kur ushtarë evropianë dhe gjermanë vdesin në Afganistan, në mënyrë që siguria në Evropë dhe në Gjermani të mbrohet mijëra kilometra larg, atëherë kritikave ndaj Turqisë për shkak të veprimit të saj ushtarak kundër PKK përtej kufijve të saj u mungon çdo bazë.

Autor: Baha Güngör

Redaktoi: Angjelina Verbica