1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Politika si art konceptual - Neue Zürcher Zeitung për Edi Ramën

Koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim, që drejtohet nga ish-kryeministri, Ilir Meta, bën që premtimet e Ramës të tingëllojnë boshe.

Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" portretizon në numrin e së martës (17.09.) figurën e re drejtuese të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama.

"49-vjeçari është 20 vjet më i ri se armiku i tij kryesor prej disa vitesh, Sali Berisha dhe i përket një brezi te ri politikanësh. Ish-lojtari i basketbollit, që ia doli të ngjitet deri në kombëtaren shqiptare, dallohet me shtatin e tij të lartë nga masa e politikanëve shqiptarë. Edhe e shkuara e tij si piktor nuk është tipike. Rama u angazhua në protestat e studentëve kundër nomenklaturës, e cila pas vdekjes së diktatorit Enver Hoxha mori të gjithë pushtetin në dorë, por i deziluzionuar nga politika ai iu kthye artit, fillimisht si docent, pastaj si piktor në Paris." - shkruan autori i artikullit Thomas Fuster.

Politika - "stadi më i lartë i artit konceptual"

"Politikën, Rama e përshkruan me fjalë të tjera si "stadi më i lartë i artit konceptual". Joshja prej pushtetit e bëri Ramën të kthehej në vitin 1998 në vendlindje duke ndjekur ofertën e Fatos Nanos për t'u bërë kryeministër. Por fuqi politike, bohemi fitoi pas zgjedhjes si kryetar bashkie i kryeqytetit. Për ripërtëritjen e Tiranës, Rama u lëvdua nëpër botë.

Logo: Neue Züricher Zeitung, NZZ

Neue Züricher Zeitung, NZZ

Tani Rama ka mbërritur aty ku donte. Por në rrugën drejt kreut të qeverisë, Rama është larguar nga idealet e larta. Këtë e reflekton edhe koalicioni me Lëvizjen Socialiste për Integrim, LSI, e cila drejtohet nga ish-kryeministri, Ilir Meta. "

Premtimet e Ramës tingëllojnë boshe

"Ilir Meta konsiderohet si një nga politikanët më të korruptuar të Shqipërisë dhe mishëron pothuajse formën më të pastër një sistem politik që është i bazuar kryesisht tek nepotizmi dhe klientelizimi e favorizimi i miqve. Prandaj tingëllojnë boshe premtimet e Ramës që me një dorë mrekullie në vend do të krijohen 300.000 vende pune, dhe do të luftohet me efektivitet korrupsioni në vend." - përfundon artikulli i "Neue Zürcher Zeitung.