1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Politika në Shqipëri vazhdon të mbetet një punë burrash

Në një parlament prej 140 deputetësh ka vetëm 23 deputete gra dhe vetëm një ministere grua në 14 ministri.

Petra Blaess - Rafajlovski, OSBE, Tirana

Petra Blaess - Rafajlovski, OSBE, Tirana

Një projekt i pranisë së OSBE-së në Tiranë synon ta ndryshojë këtë situatë përmes futjes në legjislacion të sanksioneve të rrepta për partitë që nuk zbatojnë kuotën prej 30% të parashikuar në ligj për përfaqësimin e gruas në politikë.

Petra Blaess- Rafajlovski, ish zv, presidente e Bundestagut gjerman, konsulente në këtë projekt thotë për programin shqip të DW se përmirësimi i legjislacionit është faktori kyç për të rritur pjesëmarrjen e gruas në qeverisje.

Projekti i OSBE-së vjen në kohën e duhur. Në pranverën e vitit të ardhshëm, më 8 maj 2011, në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet lokale, një rast ky për të rritur përfaësimin e gruas në organet e pushtetit lokal, që aktualisht është vetëm 10%. Projekti synon rritjen e numrit të grave që kanë vokacion pjesëmarrjen në jetën politikedhe në qeverisje, treinimin e tyre dhe shkëmbimin e përvojave rajonale në këtë fushë. Përmes tij kërkohet që situata aktuale e pjesëmarrjes së ulët të gruas në qeverisje dhe në vendimmarjen politike të jetë konform ligjit. Kodi Elektoral i Shqipërisë parashikon që në Parlamentin prej 140 anëtarësh , 30% e tij, pra 42 deputete te jene gra. Por në Parlamentin e dalë nga zgjedhjert parlamentare të 28 qershorit 2009 ka vetëm 23 deputete, ose rreth 15 % të Parlamentit.

Kjo situatë tregon qartë që ndryshimet në Kodin elektoral, të miratuar në viotin 2008, për pjesëmarrjen e gruas në politikë në kuotën e 30% kanë mbetur në letër. Petra Blaess – Rafajlovski, ish zv, presidente e Bundestagut gjerman është konsulente e OSBE –së në realizimin e këtij projekti. Ajo thotë qëë nga synimet e projektit është ndërgjegjësimi për amendimin e këtij kodi në lidhje më pjesëmarrjen egruas në politikë.

Duhet një amendim i këtij kodi ku sanksionet, nëse ai nuk zbatohet kuota prej 30% të jenë shumë më të rrepta nga sa parashikon ligji"

Sanksioni sot për sot është vetëm 300 dollarë, shumë kjo e pakonsiderueshme për subjektet politike, ku asnjeri prej tyre nuk zbaton kuotën..

Shembuj inkurajues nga rajoni

Një përvojë tjetër në rajon është inkurajuese edhe për Shqipërinë. “Argumentat më të mira vijnë nga Maqedonia dhe Kosova. Në të dyja vendet u ndryshua Kodi Elektoral nga presioni prej organizatave të grave dhe sidomos në Maqedoni nga një fushatë e jashtëzakonshme e opinionit publik. Maqedonia është vendi me përqindje më të madhe të gruas në politikë në të gjithë rajonin. Pjesëmarrja e saj në Parlamentin e Maqedonisë është sot pak më e lartë se 30%.”vë në dukje Petra Blaess- Rafajlovski.

Vetë kuota prej 30% - tregues diskriminimi.

Përcaktimi në Kodin Elektroal të Shqipërisës i kuotës prej 30% të pjesëmarrjes së gruas në politikë konsiderohet një sukses në Shqipëri dhe në rajon , ku mentaliteti patriarkal është dominant. Pjesëmarrja aktive e gruas në politikë është ndër të tjera edhe një nga kushtet e BE për progres në procesin e integrimit europina të Shqipërisë. Por kuota tregon nga ana tjetër pikërisht pozicionin e gruas

“Kuota është vetëm një instrument ndihmës që nuk është për t' u pëlqyer. Për më tepër që kuota përdoret në një mënyrë diskriminuese pasi është krijuar për gruan si një pjesë të papërfaësuar të shoqërisë.” thotë Petra Blaess – Rafajlovski

Forcimi bashkëpunmit rajonal përmes ngritjes së Task Force.

Qe gruaja të dalë nga statusi i pjesës së papërfaqësuar të shqoërisë projekti i OSBE-së nxit bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e përvojave mes grave aktiviste dhe që dëshërojnë të jenë pjesë e politikës. Një nga instrumentat për ta realizxuar këtë janë strukturat Task – Force

“Në kuadërtë projektit janë ngritur strukturat Task- Force nga vetë gratë aktiviste për të realizuar lobimin, bashkëpunimin rajonal prer pjesëmarrje më të fuqishme të tyre në politikë dhe tani konkretisht në përfaqësimin në organet e pushtetit lokal, përderisa jemi në prag të zgjedhjeve lokale 2011. Kjo u jep një mundësi të shkëmbejnë eksperiencat dhe mësimet që kane nxjerrë nga realitetet përkatëse.”thotë konsulentja e projektit të OSBE-së Petra Blaess – Rafajlovski

Autore: Ani Ruci
Redaktoi: Aida Cama

  • Data 18.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QCrZ
  • Data 18.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QCrZ