1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania - Tregu i punës

Politika gjermane për azilkërkuesit: fillimisht mrekulli, pastaj e shpifur

Dikur Gjermania ishte shembull për politikën e saj ndaj refugjatëve. Merkelin u bë simbol i kulturës mikëpritëse. Por terrori dhe problemet me integrimin e kthyen mikpritjen në kulturë të dëbimit.

"Ne do t'ja dalim mbanë."- Asnjë fjali tjetër e kancelares Angela Merkel nuk ka shkaktuar kaq shumë polemika në politikën e bredshme gjermane. Fjala është si duhet ta zgjidhë Gjermania sfidën me refugjatët pas premtimit të dhënë nga Kancelarja gjermane. Disa e vlerësojnë lart këtë premtim, të tjerë e kritikojnë ashpër. Një pakicë e vogël ekstremiste nga krahu i djathtë, e sulmuoi Kancelaren me gjuhën e urrejtjes dhe shpërthime verbale. Në arenën ndërkombëtare Merkeli pas kësaj fjalia nisi të konsiderohej si kancelarja që mbështet refugjatët. Falënderime i erdhën nga Papa Françesku si dhe nga Barack Obama. "Kulturën e mikpritjes" gjermane e dokumentuan edhe shumë fotografi nga vera e vitit 2015 - ku shiheshin shumë vullentarë që furnizonin me ushqim dhe veshmbathje refugjatët që vinin në Gjermani. Në to shiheshin edhe refugjatë që në shejnë falenderimi valvitnin flamuj gjermanë. Si në Kampionatin Botëror të Futbollit në 2006, Gjermania u tregua mikëpritëse dhe e hapur. Dhe me këtë Gjermania arriti suksese të mëdha: në më pak se tre vjet, vendi strehoi më shumë se 1.5 milionë refugjatë.

Kulturës mikëpritëse i erdhi fundi

Pas euforisë erdhi mendjekthjelltësia – nga të gjitha anët. Ndërkohë dominon gjerësisht një qëndrim skeptik në debatin mbi migrimin dhe emigrantët. Sulmet terroriste në Vyrcburg, Ansbah dhe së fundi në Berlin e bënë sigurinë e brendshme temë kryesore për zgjedhjet. Edhe nga refugjatët filluan ankesat si për mungesën e kurseve për gjuhën, probleme të shumta me marrjen e familjes nga zonat e luftës si dhe mundësitë e vogla për t'u inkuadruar në sistemin e punës. Këtë e vështirësuan edhe më shumë integrimin e tyre. Mijëra refugjatë tani po shfrytzojnë programet për t'u kthyer. Ne fillim debatohej për shancet që krijohen me ardhjen e migantëve, kurse tani diskutohet vetëm se si mund të dëbohen sa më shpejt ata që u refuzohet azili.

Lëvizjet populiste të djathta nxitën me parullat e tyre nacionaliste kundër refugjatëve debatin për migrantët. Politika ndaj emigrantëve shihet si një nga arsyet për rritjen e madhe të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila ndjek një kurs të ashpër ndaj refugjatëve dhe islamit. Sipas drejtuesit të organizatës për të drejtat e njeriut "Pro Asyl", Günter Burkhardt politika e mirëseardhëse e Merkelit ka mbaruar. "Vera e mirëseardhjes u ndoq nga një dimër i gjatë deri në muajat e verës së këtij viti." Shumë qartë shihet se Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF)është duke i përpunuar me një shpejtësi shumë më të madhe kërkesat për azil pas presionit të lartë nga qeveria, thotë Bukhard në intervistë me DW duke shtuar: "Tanimë procedurat nuk kanë të bëjnë fare me fatin individual të refugjatëve, por ato vendosen në bllok– dhe janë të gabuara."

A do të dobësohet krahu i dajthtë, nëse dëbohen më shumë refugjatë?

Në intervistë për DW-në avokati Viktor Pfaf, i cili merret me çështje të azilkërkuesve prej më shumë se 30 vjetësh ankohet se në procendurë ka shumë më tepër probleme se sa vetëm me dokumentacionin.  Ai thotë që për të përshpejtuar procendurat përdoren softvere për regjistrimin e bisedave, që më pas nuk korrigjohen. Pra kemi të bëjmë edhe me protokolle, që janë krejtësisht të pakuptueshëm, thotë avokati.  Një shikim në statistika tregon se praktikat e fundit për shtrëngimin e sistemit të azilit, kanë dhënë rezultate të shpejta. Deri në muajin maj janë refuzuar deri në 107.000 kërkesa.

Ministri i Punëve të Mbrendëshme Thomas de Maiziere tha në një intervist për gazetën "Die Zeit", se kur kërkesat refuzohen dhe kërkuesit detyrohen të largohen nuk bëhet për ndonjë arsye keqdashëse, por vetëm sepse zbatohet ligji.

Tani po bëhet gjithnjë e më e qartë se fjalia "ne do t'ja dalim mbanë" ka marrë dy vjet pas pikës kritike të ardhjes së refugjatëve, një kuptim krejt të ndryshëm.