1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Politika gjermane i ka në fokus të dyja palët e konfliktit të Lindjes së Mesme

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Frank - Valter Shtajnmajer, gjatë turit në Lindjen e Mesme kritikoi në Ramallah planet izraelite për ndërtimin e ngulimeve të reja.

Frank Walter Shtajnmajeri për vizitë te Mahmut Abasi

Frank Walter Shtajnmajeri për vizitë te Mahmut Abasi

Në përfundim të vizitave në Lindjen e Mesme, ministri i jashtëm Shtajnmajer të martën paradite mori pjesë në inagurimin e Qendrës për Studime Gjermane dhe Evropiane në Universitetin e Haifës. Në qendër të fjalimit të tij ishin përpjekjet për paqen në rajon. Ai përshëndeti rifillimin e bisedimeve mes Izraelit dhe Sirisë dhe faktin që mundi të zgjidhet kriza në Liban. Zgjedhja e presidentit të ri libanez Sulejman shpresoj, se do të kontribuojë për paqen në kufijtë veriorë të Izraelit, tha Shtajnmajer.

Në mënyrë që të bëhet realitet vizioni i dy shteteve për Izraelin dhe palestinezët, duhet të vendosen kompromise të dhimbshme. Largpamësia që nevojitet pë rkëtë nga të dyja palët e konfliktit nuk mund të zëvendësohet me poliitkën ndërkombëtare, theksoi Shtajnmajer. Ai u shpreh për përmirësimin e kushteve të jetesës në territoret palestineze. Njerëzit duhet ta ndiejnë, se rruga drejt paqes ia vlen, nënvizoi ministri i jashtëm gjerman.

Pavarësisht nga kritikat, qeveria e Izraelit i përmbahet kursit të saj për zgjerimin e dy vendbanimeve hebreje në Jeruzalemin lindor dhe në Jordanin perëndimor. Gati nëntëqind njësi banimi duhet të ndërtohen në Har Homa dhe në PisgatZe´ev. Ky vendim është marrë dhe kryeministri Ehud Olmert e ka nënshkruar atë, tha ministri izraelit i banimit Zeev Boim në radion izraelite:

"Licensimi dhe zbatimi presupozon dijeninë dhe nënshkrimin e kryeministrit, dhe kështu ka ndodhur."

Ashtu si edhe për planet e tjera për ndërtim Izraeli planet aktuale i argumenton, se zonat në fjalë ndodhen brenda kufijve të qytetit të jeruzalemit. Izraeli ndonëse e mban të pushtuar këtë qysh prej luftës gjashtë ditore, mendon se Jeruzalemi si qytet është i pandashëm dhe se ndërtimi apo zgjerimi i vendbanimeve hebreje është legjitim. Ministri Boim:

"Kufijtë aktualë të qytetit janë përcaktuar pas luftës gjashtë ditore, kur ne e çliruam dhe e bashkuam qytetin. Asokohe pati një vendim të qeverisë dhe të parlamentit (Knesset) mbi kufijtë e Jeruzalemit dhe që prej këtij plani bazohen të gjitha projektet e ndërtimit në këtë zonë."

Grindja për ndërtimin e vendbanimeve dominoi edhe bisedën gjatë takimit mes kryeministrit izraelit dhe shefit të autoritetit autonom palestinez Mahmud Abaz të hënën (3.06.). Abazi kërkoi tërheqjen e planeve aktuale dhe ndalimin e ndërtimeve në territoret palestineze. Kryeministri Olmert mbrojti pozicion e Izraelit dhe deklaroi, se do t´i përmbahet këtyre planeve. ndërtimi i këtyre vendbanimeve është kritikuar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe SHBA. Kjo temë do të trajtohet edhe gjatë vizitës së Ehud Olmertit në Uashington dhe takimeve me presidentin e SHBA, Xhorxh Bush (George W. Bush) dhe ministren e jashtme Kondolisa Rajs (Condoleeza Rice).

  • Data 03.06.2008
  • Autor Tim Assman /Tel Aviv
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EByo
  • Data 03.06.2008
  • Autor Tim Assman /Tel Aviv
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EByo