1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Politika gjermane e ndarë në qëndrimin ndaj Libisë

Gjermania është vendi i vetëm evropian, së bashku me Kinën dhe Rusinë abstenoi në votimin e KS të OKB për vendosjen e zonës së ndalimfluturimit mbi Libinë. Kjo ka bërë që ajo të izolohet disi brenda BE-së dhe NATO-s.

default

Jo vetëm në BE dhe në NATO, por edhe në Berlin kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm Guido Westerwelle duhet të japin shpjegime. Në takimet me gazetarë ata po përpiqen të mbrojnë qëndrimin për mosmbështetjen e ndërhyrjes ushtarake në Libi. Një prej argumentave të ministrit Westerwelle ishte: „Ne nuk jemi në gjendje që të eliminojmë shtypjet gjithandej në botë, por jemi në gjendje që në tërë botën të ngremë zërin, në mënyrë që të shtypurit ta dinë se ata nuk janë të vemtuar dhe se ne jemi në anën e tyre."Westerwelle dhe kancelarja Merkel përsërisin tërë kohën se Gjermania mund dhe do të ndihmojë, me para për shembull, por përjashtojnë dërgimin e ushtarëve në Libi.

Libyen Luftangriff Westerwelle

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle

Kryetari i Bundestagut Norbert Lammert nuk pajtohet me këto qëndrime. "Me të drejtë shtrohet pyetja, a thua Gjermania nuk është dashur të sillet si të gjithë partnerët e saj? Në veçanti, kur dihet se votimi i rezolutës në KS të OKB nuk ishte i lidhur me ndonjë kërkesë për dërgimin e ushtarëve gjermanë atje."

Kritika edhe nga CDU

Kritika ndaj kancelares Merkel dëgjohen edhe prej bashkëpunëtorëve të tjerë nga partia e saj CDU. Ata mendojnë se Gjermania duhet të tregojë më shumë solidaritet me partnerët në BE dhe NATO. Kryetari i Këshillit të Bundestagut për politikë të Jashtme, Ruprecht Polenz, kundërshton politikën e ministrit Westerwelle ndaj Libisë. "....natyrisht, kur thuhet se Gaddafi duhet të largohet nga pushteti dhe të nxirret para gjykatave ndërkombëtare, sanksionet janë një masë që mund të jep rezultate, por në shtigje afagjata, apo afatmesme. Tani duhet vepruar më shpejt."

Çështja e Libisë ka shkaktuar përçarje edhe brenda SPD-së

Sigmar Gabriel SPD Bundestag

Kryetari i SPD-së, Sigmar Gabriel

Unitet ekziston vetëm sa i përket argumentave të qeverisë, sepse të gjithë janë të mendimit se ajo po bën një politikë populliste, për shkak të zgjedhjeve në lande. Kjo sepse shumica e gjermanëve është kundër ndërhyrjeve ushtarake jashtë vendit.

Udhëheqësi i deputetëve socialdemokratë në parlament Frank-Walter Steinmeier ka mirëkuptim për diplomacinë gjermane. Mendim krej tjetër ka kryetari i SPD-së, Sigmar Gabriel, i cili pohon se Westerwelle e ka futur Gjermaninë në izolim. Sekretarja e përgjithshme e kësaj partie Andrea Nahles është edhe më e ashpër: "Është sekëlldi e madhe, kur dëgjon fjalë falënderimesh prej Gaddafit lidhur me përmbajtjen tonë."

Debatet ndaj Libisë kanë shkaktuar paradokse, që rrallë i sheh në politikën gjermane. Ekologjistët, që njihen për qëndrimet e tyre paqësore, kanë mbështetur ndërhyrjen ushtarake në Libi dhe kanë kritikuar qeverinë gjermane. Ndërsa e Majta është e mendimit të kundërt. Liberali Guido Westerwelle mund të llogarisë me mbështetjen e majtistëve në Bundestag. Kjo ka habitur shumë vëzhgues politikë në Gjermani.

Autor: Marinela Liptcheva-Weiss/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 22.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10f1D
  • Data 22.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10f1D