1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Politika franceze e emigrimit thikë me dy presa

Nga njëra anë do të vazhdojë të nxitet emigrimi ekonomik për t'i dhënë kështu shtysë ekonomisë, nga ana tjetër do të ketë kufizime në lidhje me bashkimet e familjeve. Zyrave të të huajve u janë caktuar kuota për dëbimet.

default

Presidenti Nicolas Sarkozy në konfernecën e parë të shtypit për vitin 2008. Paris 8 janar 2008

Emigrimi është motor për pasuri dhe prosperitet dhe për këtë shkak edhe i nevojshëm për Francën. Ky është përfundimi në të cilin arriti një komision i posaçëm i krijuar prej presidentit Nicolas Sarkozy për gjetjen e rrugëve të rritjes ekonomike. Sipas këtij komisioni Franca ka nevojë për emigrantë për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore në disa degë të ekonomisë - si në ndërtim, në industrinë e rëndë apo në gastronomi.

Sarkozi kërkon vendosjen e kuotave për emigrimin

Problemi është se si mund të koordinohen këto nevoja me politikën e ashpër të emigrimit që kërkon presidenti Sarkozi. Ndër të tjera ai kërkon që parlamenti të vendosë kuota për emigrimin: „Politika e kuotimit duhet realizuar në praktikë. Ne mund të pranojmë vetëm aq emigrantë për sa kemi nevojë, sepse ne duam që t'i integrojmë ata. Pa integrim s'ka emigrim, madje as drama humanitare."
Pasojat e kësaj politike po duken qartë muajt e fundit. Një kineze 51-vjeçare u hodh nga dritarja dhe gjeti vdekjen, sepse pati frikë se mos e arrestonte policia dhe e kthente në Kinë, ndërkohë që policia kishte ardhur për të arrestuar një banor tjetër të shkallës të dyshuar për vjedhje. Një nënë nga Moldavia u arrestua dhe u mbajt në gjendje arresti në pritje të ekstradimit nga Franca edhe pse ajo kishte një foshnje trijavëshe.

Rreth 200.000 deri 400.000 të huaj pa leje qëndrimi

Bildgalerie Frankreich Wahlen illegale Einwanderer in Paris

Një familje emigrantësh ilegalë nga Afrika në periferi të Parisit

Vitin e kaluar autoritetet franceze dëbuan mbi 23.000 të huaj pa leje qëndrimi, ndërkohë që Sarkozi kishte vendosur si kuotë 25.000. Askush nuk e di se si do të vazhdojë kjo punë këtë vit.
Patrick Weil, ekspert për emigrimin mendon se kemi të bëjmë me një situatë paradoksale: „Qeveria kërkon që në vend të vijnë për të punuar të huaj, ndërkohë që këto vende pune mund t'ua ofrojë të huajve që janë këtu. Ata mund të pajisen me leje qëndrimi."
Këtë gjë duket se po e kupton edhe qeveria. Të huajt që jetojnë në Francë kanë të drejtë të marrin leje qëndrimi në rast se plotësojnë disa kushte, pra në rast se marrin prej punëdhënësit një vërtetim se ka nevojë për ta. Ekspertët janë të mendimit se prej kësaj mundësie mund të përfitojnë disa mijëra të huaj që jetojnë në Francë.

  • Data 14.01.2008
  • Autor Deeg, Claudia / Paris SWR
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CpM4
  • Data 14.01.2008
  • Autor Deeg, Claudia / Paris SWR
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CpM4