1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Politika fiskale në Gjermani dhe e ardhmja e shtetit të Izraelit

Të enjten (08.05.) në parlamentin gjerman në Berlin u diskutua sërisht për politikën fiskale. Sa do të jenë të ardhurat e buxhetit vitet që vijnë dhe sa mund të shpenzojë shteti?

default

Në Bundestag u debatua mbi punësimin dhe rritjen ekonomike dhe kryetari i Partisë Kristiansociale (CSU) Erwin Huber tha se është koha për një ulje drastike të barrës fiskale.


Mbi debatin për politikën fiskale në parlamentin gjerman shkëpusim nga " Stuttgarter Zeitung": "Shifrat e thjeshta të vlerësueve të tatimeve tregojnë se sa shumë përfiton shteti nga rritja ekonomike. Të ardhurat fiskale të Federatës, landeve dhe komunave janë rritur me 100 miliardë euro që prej vitit 2005. Ky bekim monetar duhet të bënte të mundur balancimin e buxhetit. Një numër landesh i kanë bërë detyrat e shtëpisë. Edhe Federata i ka ulur ndjeshëm deficitet. Por qeveria gjermane është e detyruar të hyjë në borxh për t'u bërë ballë shpenzimeve. Kjo është një dëshmi varfërie përballë burimeve gurgulluese të të ardhurave fiskale."


Mbi të njëjtën temë citojmë nga "Hannoversche Allgemeine Zeitung": "Një koncept bindës për leltësimin e barrës fiskale do të kontribuonte për të mbajtur në gjendje të mirë ekonominë dhe tregun e punës edhe në rast dobësimi të ciklit ekonomik. Por kush e ka vallë një koncept të tillë? Në propozimin përkatës të Partisë Kristiansociale gjermane CSU bëhen edhe premtime të dyshimta. Kështu ulja e normës së tatimit do të shoqërohet me një rifutjenë të njëjtën masë të lehtësimit fiskal për ata që udhëtojnë për të shkuar në punë. Dhe askush nuk e di deri tani me siguri se çfarë planesh ka kryetari i socialdemokratëve Kurt Beck i cili ka deklaruar se do t'a bëjë publike propozimet e tij në fund të Majit. E megjithatë ka një rezultat të përkohshëm pozitiv: politika e ka kuptuar problemin."


" General Anzeiger" që del në Bonn komenton të ardhmen e shtetit të Izraelit. Citojmë:"Nëse së shpejti nuk do të egzistojnë dy shtete atëherë është ligji i demografisë që do të diktojë pa mëshirë të ardhmen. Nëse palestinezët do të përbëjnë shumicën pa mundësinë për të jetuar në një shtet të vetin atehërë Izraeli do të kthehej në një shtet shtypës: shteti hebre dhe demokratik do t'i humbiste të dyja këto atribute. Kryeministri izraelit Ehud Olmert përmendi fjalën "apartejd" në të cilën pakica sundon me sjellje raciste mbi shumicën dhe paralajmëroi: në një rast të tillë Izraeli do të merrte fund."

  • Data 09.05.2008
  • Autor Xhani, Eliana
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DwqK
  • Data 09.05.2008
  • Autor Xhani, Eliana
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DwqK