1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Flüchtlingspolitik EU

15 Shkurt 2011

Nga Tunizia në Itali kanë mbërritur me mijëra refugjatë, gjë që ka shkaktuar reagime të ndryshme në qarqet evropiane. Kthimi i të gjithë të ikurve në vendlindje nuk është i mirë për imazhin e Evropës.

https://p.dw.com/p/10HOZ

Ministri i Brendshëm i Italisë Roberto Maroni i përket partisë Lega Nord, një partie me orientim të djathtë populist. Kryetari i saj Umberto Bossi, ka pas kërkuar para disa viteve që anijet me refugjatë të qëllohen me armë zjarri, me arsyetimin se kundër tyre duhet "të jesh i keq".

Italia i ka dhuruar Libisë në vitin 2009 nëntë anije të shpejta dhe ka arritur një marrëveshje me regjimin e Gadafit. Këto anije tani përdoren për të detyruar refugjatët e nisur për në Itali, që të kthehen në vendlindje. Prej atëherë numri i refugjatëve është ulur në mënyrë drastike. Ata pak njerëz që arrijnë të depërtojnë përmes ujërave deri në Lampedusa të Italisë mbeten me qëllim gati dy vjet pa përgjigje, sipas motos: "Shikoni ne e kemi zgjidhur problemin e refugjatëve".

Qeveria italiane nuk e ka zgjidhur aspak këtë problem. Kjo po shihet nga numri i refugjatëve nga Tunizia, vend me të cilin ka një marrëveshje të ngjashme si me Libinë.

Njeriu duhet të shikojë shkaqet pse dikush niset në rrugën e refugjatit: duhet të jesh shumë i zgjënjyer të lëshosh vendin tënd dhe të rrezikosh jetën, pa e ditur se çfarë të pret diku tjetër. Vetëm me shpresë se do të kesh një ardhmëri më të mirë, apo do të sigurosh mbijetesën. Shumë shoqëri tjera në Afrikën Veriore gjenden momentalisht në udhëkryq. Është shumë e mundur që e njëjta do të ndodhë edhe me egjiptianët, sepse ky vend jeton kryesisht prej turizmit. Ndërkohë që turisitët për një kohë më të gjatë do të hezitojnë të shkojnë atje, pas trazirave të fundit. Shumë hotele do të mbyllen, njerëzit do të mbeten pa punë. Çfarë do të bëjnë për të mbijetuar? Çfarë do të bëhet nëse edhe në Libi ndodhë ndonjë puç?

Natyrisht që kontrolli i kufijve është i domosdoshëm. Por kjo nuk e zgjidh problemim me refugjatët. Në shtigje të shkurtëra, ky problem nuk mund të zgjidhet fare. Prandaj kërkohet që Evropa më në fund të krijojë mekanizma për vendime të shpejta. Dhe atë jo me ndonjë mision të ri Frontex në kufinjtë e jashtëm dhe me mjete të diskutueshme. Por me një politikë të përbashkët ndaj refugjatëve, si për shembull, me kuota të qarta si me Greencards në SHBA apo me leje të përkohshme pune për azilkërkuesit. Tek e fundit, jo vetëm Gjermania ka probleme me fuqi punëtore sezonale dhe me kuadro që duhet të kujdesen për të moshuarit? Njëkohësisht këta njerëz do të ndihmonin familjet dhe ekonomitë në vendet e tyre.

Përveç kësaj refugjatët që mbërrijnë në Evropën Juglindore, duhet të shpërndahen në tërë Evropën. Kundër ministrit djathtist italian Maroni, mund të thuash çfarë të duash dhe mund të kritikosh politikën italiane ndaj refugjatëve sa të duash, por në një çështje ai ka të drejtë: BE-ja po e lë Italinë dhe vendet tjera mesdhetare bukur të vetmuara. Evropa në këtë mënyrë e ushqen politikën e armiqësisë ndaj të huajve. Dhe ky nuk është vetëm problem i Italisë, por ka të bëjë me të gjithë ne.

Autor: Stefan Tröndle

Redaktoi: Aida Cama