1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Politika e azilimit mollë sherri në BE

Prej vitesh shtetet e BE-së donin të krijonin një sistem unik lidhur me politikën ndaj azilkërkuesve. Deri tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet për shkak të egoizmave kombëtare.

Pakistanische Rückkehrer am Flughafen. Seit Beginn der Krise kehren immer mehr Asylbewerber Griechenland den Rücken zu. Mit Hilfe des Rückkehrer-Programms kommen sie zurück in ihre Heimat aus der sie einst geflohen sind. Schlagwörter: Griechenland, Flüchtlinge, Asylbewerber, Rückkehrer Herkunft: DW Eigendreh

Griechenland Flüchtlinge Rückkehrer

Objektivi për një politikë të njësuar azilimi në BE zyrtarisht ekziston qysh prej më shumë se 13 vjetësh. Vjeshtën e vitit 1999 kryetarët e shteteve dhe të qeverive - asokohe kishte vetëm 15 vende anëtare - diskutonin nën presionin e valës së refugjatëve nga luftrat në ish-Jugosllavi. Disa vende të BE-së ishn veçanërisht të prekura prej kësaj vale, si p.sh. Gjermania dhe Austria, ndërsa vende të tjera nuk e ndjenin këtë problem. Sot refugjatët vijnë kryesisht përmes Greqisë në BE, por edhe Malta e Qiproja ankohen, se janë të mbingarkuara me problemin e refugjatëve. Por ndarja e përgjegjësive nuk ka qenë e drejtë. Asokohe, në 1999, kryetarët e shteteve dhe të qeverive vendosën, që të gjitha vendet anëtare duhej të kishin përgjegjësi të përbashkëta për refugjatët. Por objektivi për një politikë të njësuar azilimi ende nuk është realizuar. Afati i fundit për gjetjen e një kompromisi ishte fundi i vitit 2012.

Ndarje jo e barabartë e përgjegjësive

Në raundin e fundit në tetor 2012 ministri i Brendshëm i Suedisë, Tobias Billström, sërish theksoi, se kjo temë nisur nga numri i madh i azilkërkuesve në vendin e tij është e rëndësishme për Suedinë: "Sot nëntë nga 27 vendet anëtare pranojnë 90% të azilkërkuesve, që vijnë në Evropë. Ndaj unë besoj, se kërkohet më shumë veprim i përbashkët." Deri më sot vazhdon të vlejë e ashtuquajtura Rregullorja Dublin II. Në bazë të kësaj përgjegjës është shteti, në të cilin hyn fillimisht azilkërkuesi. Nëse prej andej ai shkon në një vend tjetër, atëherë ky vend mund ta ekstradojë azilkërkuesin në vendin prej nga ai ka kaluar fillimisht. Për këtë arësye vendet në kufij të BE-së, që presin valën kryesore të refugjatve si Greqia duan që ta ndryshojnë sistemin Dublin II. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, kristiandemokrati Hans-Peter Friedrich në të kundërt do që t'i përmbahet kësaj rregulloreje, sepse përndryshe ai i trëmbet efektit tërheqës që ka Gjermania për azilkërkuesit.

Kuota si zgjidhje?

Ndërkohë që Nadja Hirsch, eurodeputete e partisë liberale dhe anëtare e Komisionit për Punësimin dhe Çështjet Sociale, e konsideron të pakuptimtë sistemin Dublin II, sepse "familjet ndahen dhe vende të veçanta duhet të pranojnë më shumë refugjatë për shkak të pozitës gjeografike". Ajo në intervistë për DW thotë, se "refugjatët duhet të shpërndahen në vendet anëtare të BE-së mbi bazën e kuotave". Hirsch beson, se një kuotë, e cila përcaktohet sipas numrit të popullsisë dhe forcës ekonomike, nuk do të "ndryshonte thuajse asgjë për Gjermaninë", sepse Gjermania edhe tani pranon shumë njerëz. Suedia jep një kontribut të veçantë. Shumë më poshtë kapaciteteve të tyre janë p.sh. Hungaria, Çekia dhe Spanja.

Kush punon nuk bëhet barrë

Politika për refugjatët dhe azilimin është prej vitesh një çështje e mprehtë për shumicën e vendeve të BE-së. Azilkërkuesit, të cilët mund ta dëshmojnë përndjekjen politike në vendin e origjinës, në rastin më të mirë tolerohen, por normalisht nuk janë të mirëseardhur. Ndërsa kush vjen nga një vend pa mundur të vërtetojë se përndiqet atje, sipas Sekretarit gjerman të Shtetit pranë Ministrisë së Brendshmë të tilla vende janë Serbia dhe Maqedonia, ai "nuk ka të drejtë azilimi dhe duhet të kthehet sa më shpejt në vendin e vet." Eurodeputetja liberale Nadja Hirsch problemin në Gjermani e sheh pikërisht në faktin se azilkërkuesit, që shpesh herë janë me kualifikim të lartë, nuk lejohen të punojnë dhe kësisoj shihen si barrë. Suedinë ajo e konsideron si një shembull pozitiv: "Atje kanë një politikë shumë liberale të tregut të punës. Njerëzit lejohen të punojnë mundësisht sa më shpejt. Kjo do të thotë, që ata janë të integruar e madje sjellin edhe rendiment ekonomik me punën e tyre."

European Commissioner for Home Affairs Cecilia Malmstroem addresses the media, at the European Commission headquarters in Brussels, Wednesday, May 4, 2011. The European Union's executive has proposed allowing the reintroduction of national border controls in exceptional circumstances even though the development of a borderless continent had long been hailed as a prime EU achievement. (AP Photo/Yves Logghe)

Komisarja e BE-së për Politikën e Brendshme, Cecilia Malmström

Malmström lufton që BE-ja të jetë më e hapur

Hirsch shpreson në përgjithësi që Evropa të jetë më e hapur për refugjatët dhe po kështu mendon edhe komisarja e BE-së për Politikën e Brendshme Cecilia Malmström. Kundrejt njerëzve në nevojë BE-ja gjithësesi është e detyruar, nga ana tjetër në sfondin e plakjes së shoqërive evropiane për vet interesin e tyre vendet kanë nevojë për migrantë, edhe ata që s'kanë pretendim për azilim, mendon komisarja. Por shumica e politikanëve kanë një mendim tjetër. Ç'është Evropa sot: një fortifikatë, e cila mundësisht sa më shpejt mbyll portat kundrejt të gjithë të huajve, apo një kontinent i hapur? Kjo pyetje u disktua me zjarr pikërisht në kontekstin e Çmimit Nobel të Paqes, që iu akordua vitin e kaluar BE-së. Organizata e të Drejtave të Njeriut Amnesty International ka thënë, se BE-ja për shkak të politikës ndaj refugjatëve "nuk e meriton këtë çmim".

SHBA-ja pranon më shumë njerëz

Madje ndërkohë duket se ka mospërputhje të vlerësimeve edhe mes komisares Malmström dhe zëdhënësit të saj Michele Cercone. Ndërkohë që Cercone pak para dorëzimit të Çmimit Nobel tha, se Evropa "mund të jetë krenare", që u ka "dhënë një strehë të re kaq shumë njerëzve", Malmström e sheh më pak pozitiv kontributin evropian: në 2011 BE-ja ka pranuar 10% nga numri i përgjithshëm i refugjatëve nga mbarë bota. Kjo i përgjigjet një kuote prej 4% në raport me popullsinë e BE-së. "Por këto shifra duhen analizuar nga këndvshtrimi i duhur: në SHBA p.sh. pranohen 20% e refugjatëve nga e mbarë bota. Çka do të thotë 13% e popullsisë së SHBA-së." Duket pra se vlerësimet janë të ndryshme edhe brenda vet Komisionit të BE-së. Sa i përket objektivit për një sistem unik azilimi, tani për tani nuk duket të ketë fund të debatit brenda një të ardhmeje të prekshme, ndonëse kanë kaluar më shumë se trembëdhjetë vjet qëkurse është hedhur ideja për njësimin e politikës së azilimit.