1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Politika dyfytyrëshe e BE-së ndaj Maqedonisë

Shkupi zyrtar është indinjuar thellë nga vendimi i Këshillit ministror, sipas të cilit caktimi i datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE do të shqyrtohet nga presidenca e rradhës e BE-së.

Shkupi zyrtar është indinjuar nga vendimi për shtyrjen e caktimit të afatit për anëtarësim në BE.

Shkupi zyrtar është indinjuar nga vendimi për shtyrjen e caktimit të afatit për anëtarësim në BE.

Vendimi i Këshillit të ministrave të BE-s për pezullimin e caktimit të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE është pritur me indinjatë të thellë nga autoritetet zyrtare të Maqedonisë. Shefi i diplomacisë maqedonase Antonio Milloshovski e ka vlerësuar këtë vendim si veprim që dëmton imazhin e BE-së, pasi ka lejuar që Greqia të bllokojë procesin e integrimit të Maqedonisë për një kontest dypalesh rreth çështjes së emrit: ”Rezultati i sotëm në Bruksel mund të definohet si hipokrizi e re greke, sepse vendi i cili gjoja angazhohet që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të inkuadrohen në Bashkimin Evropian , faktikisht bllokon këtë proces,” thotë Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski.

Shefi i diplomacisë maqedonase Antonio Milloshovski e ka vlerësuar këtë vendim si veprim që dëmton imazhin e BE-së

Shefi i diplomacisë maqedonase Antonio Milloshovski e ka vlerësuar këtë vendim si veprim që dëmton imazhin e BE-së.

Sipas tij, bllokimi nga ana greke nuk do të hamendë Shkupin që të vazhdojë edhe mëtej të përfaqësojë dhe mbrojë normat kushtetuese dhe identitetin nacional. Ai falenderoi kryesimin suedez dhe numër të madh të vendeve anëtare, të cilat mbështetën Maqedoninë që t'i caktohet afati kohor, në të cilin do të vendoset për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. “Kjo tregon se të gjitha vendet e tjera anëtare e çmojnë përparimin tonë dhe ky do të jetë motivi ynë për të vazhduar me reformat dhe t'ia dalim të gjejmë mënyrën si t'i realizojmë ambiciet tona në rrugë legjitime dhe reale. Pengesa nga Athina zyrtare lidhur me fillimin e merituar të bisedimeve nuk do t'i kontribuojë përmirësimit të atmosferës në bisedimet dypaleshe, që kemi për kontestin qe Greqia ka me emrin tonë kushtetues,” vlerëson Milloshovski.

Imer Selmani

Imer Selmani

Është përsëritur Bukureshti

Për opozitën shqiptare lajmi nga Brukseli ka qenë dëshpërim i radhës, ku sipas tyre është përsëritur Bukureshti. “Atë që e dinim edhe më herët, se pa zgjidhjen e çështjes së emrit nuk do të ketë caktim të datës, u verifikua. Dhe unë mund të them se ky është edhe një dështim i diplomacisë vendore dhe shtetërore të Maqedonisë,“ ka deklaruar Imer Selmani, kryetar i Demokracisë së Re.

Tahir Hani nga BDI thote se vendimi i Brukselit nuk është aspak inkurajues për Maqedoninë. “Vendimi i Këshillit ministror që presidenca e radhës të shqyrtojë përcaktimin e datës për anëtarësim të Maqedonisë në BE është një shpresë për të ardhmen por kjo nuk justifikon mosarritjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit,“ thotë Tahir Hani.

Edhe Presidenti i shtetit Gjergji Ivanov ka adresuar një sërë kritikash ndaj politikave siq ai i quan dyfytyrëshe të BE-së ndaj Maqedonisë.

Autor : Fatos Musliu

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 08.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KxSF
  • Data 08.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KxSF