1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Politika dhe Karnavalet - Aleanca të çuditshme

Edhe 200 vjet më parë, karnavalistët i kritikonin dhe i përqeshin të fuqishmit. Napoleoni pa një pa dy i kishte ndaluar karnavalet. Sot shoqatat e karnavalistëve duhet të luftojnë me rezistenca tjera.

Sivjet, kancelarja gjermane Angela Merkel në procesionin e së hënës së trëndafilave karikaturohet si si "dosë" që ushqen shumë derrkucë të vegjël, të cilët mbi shpinën e tyre mbajnë flamujt e shteteve të BE-së të përfshira nga kriza ekonomike. Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich karikaturohet i ulur në një banjë, në të cilën shpërthen një bombë e neo-nazistëve. Por nuk kritikohen vetëm personat, por edhe politika në përgjithësi. Pëllumbi i Paqes i Çmimit Nobel për Bashkimin Evropian qëndron mbi arkat e armëve të destinuara për eksport. Dhe një lopë zvicerane ha Eurot nga Gjermania dhe nxjerr nga prapanica e saj CD-të e bankave zvicerane me të dhënat e evazuesëve fiskalë gjermanë.

Epiqendrat e karnevaleve janë në Këln, Dyseldorf dhe Mainc, zhvillohent procesioni në rrugë me të ashtuajturat makina me motive. Për javë të tëra ato përgatiten si figura me kartonë dhe telat përmes një punëdore shumë komplekse. Në to politikanët e aktualë paraqiten shpesh në situata groteske.

Merkeli në Amerikë - pamje nga procesioni i të hënës së trëndafilave - Düsseldorf 2003

Merkeli në Amerikë - pamje nga procesioni i të hënës së trëndafilave - Düsseldorf 2003

Shmangia e problemeve

Makinat me motive mbeten sekret deri pak para fillimit të procesionit të hënës së trëndafilave. Askush nuk guxon të bëj fotografi më herët. Kjo bëhet me qëllim për të rritur kurreshtjen dhe për të tërhequr sa shumë shikues, sepse karnavali në rrugë është një faktor i rëndësishëm ekonomik. Festa e Karnavaleve mobilizon në Gjermani miliona njerëz dhe ata qarkullojnë shumë miliona euro. Sipas shoqatës Federale Gjermane të Karnavalit (BDK) vëllimi i fitimit vjetor nga karnavali arrin në gati dy miliardë euro. Nën ombrellën e BDK janë të organizuar jo më pak se 2.6 milionë karnavalistë në rreth 4.700 shoqata. Por nga ana tjetër organizatorët nuk dëshirojnë që motivet e tyre të publikohen më parë, sepse ato mund të sfidohen ligjërisht.

"Përplasje të tilla ka gjithmonë", konfirmon Kay-Uwe Schreiber, i cili si anëtar i bordit të "Shoqatës së Karnavalit në Mainc" organizon procesionin e së hënës së trëndafilave. Avokatët kanë qëndruar vazhdimisht para dyerve të garazheve të makinave duke kërcënuar me masa ligjore për të ndryshuar formën e figurave. Por në të vërtetë deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim juridik. Probleme të mëdha njëherë kanë pasur karnavalistët e Dyseldorfit nga ish-kancelari gjerman Helmut Kohl.

Në paradën e karnavalit të vitit 2000 ata donin që kancelarin gjerman për shkak të skandalit të financimit të partisë së tij, ta paraqisnin si banor të një "republike të bananeve", dhe figurën e tij ta nxierrnin gjysmë-lakuriq si të një indiani në xhungël.

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Kritika të urta

Kritikimi i politikës vazhdon të jetë një çështje e nderit për karnavalistët. "Këtë duhet ta përballojnë edhe politikanët", thotë organizatori i procesionit në Mainc, Kay-Uwe Schreiber. Por temat e fesë dhe kishës mund të paraqiten me shumë vështirësi, sepse mund të ketë menjëherë protesta. "Ne përpiqemi për t`i shmangur skandalet e mëdha."

"Ne duam vetëm kritikat me humor, por në asnjë mënyrë nuk duam që të lëndojmë ndokënd personalisht", thotë Sigrid Krebs nga Komiteti Festiv i karnavalit në Këln. "Ne nuk nxjerrim në pah të pavërteta dhe nuk ofendojmë", shpjegon nga ana tjetër Jürgen Dietz. Dietz merr pjesë qysh prej 30 vjetësh në takimet e karnavalit në sallat e mëdha në rolin e një postieri nga Bundestagu dhe e di se sa të ndjeshëm janë politikanët. "Por dikush që është i drejtë edhe mund të fusë kunja ndonjëherë", thotë karnavalisti.

Aleanca të çuditshme

Sidomos politikanët lokal, ministrat dhe kryeministrat e landeve duan të shfaqen në kostume luksoze në takimet e karnavalistëve dhe të jenë më afër popullit. Karnavalet janë kthyer kështu në një skenë të takimeve ekskluzive në një atmosferë të çlirët. Nganjëherë gjatë këtyre ngjarjeve nënshkruhen edhe marrëveshje fitmipruerëse tregtare, njoftojnë anëtarët e shoqatave të karnavaleve. Aktivitetet në shoqatat tradicionale janë shumë të shtrenjta. Prandaj anëtarët e tyre janë kryesisht sipërmarrës të mesëm, të cilët në një kontekst tjetër preferojnë të jenë të rrethuar nga politikanët. Kështu është krijuar një lloj i varësisë reciproke.