1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Politika dhe ekonomia në prag të ndërrimit të motmoteve

Gazetat gjermane kanë sot (31.12.) në qendër të vëmendjes ndërrimin e motmoteve

Fishekzjarre pranë Portës së Brandenburgut

Fishekzjarre pranë Portës së Brandenburgut

"Süddeutsche Zeitung" pohon se vendet e zhvilluara industriale dhe ato në ekspansion nuk po sillen mirë ndaj ardhmërisë së tyre.

"Shumë fjalë e pak punë. Një sondazh ka treguar se 70 % e gjermanëve nuk i besojnë politikës dhe ekonomisë. Lakmia e politikanëve për pushtet dhe premtimet e parealizuara kanë bërë që Vitin e Ri 2010 qytetarët e presin me skepticizëm. Pesimizmi është përhapur në mbarë botën. Në qoftë se në dhjetëvjeçarin e ardhshëm nuk ulet niveli i gazrave të dëshëm, sipas prognozave të OKB-së, nga mesi i shekullit do të kemi thyerje të mëdha të sistemeve ekonomike dhe fundin e civilizimit të tanishëm".

"Leipzieger Volszeitung" pohon se asnjë vit tjetër nuk filluar me një paqartësi të madhe si 2010-a.

"Bota gjendet midis krizës së thellë ekonomike, krizës së udhëheqjes politike dhe luftës së papërfunduar kundër terrorizmit. Por shumë gjermanë ende nuk janë prekur nga kriza ekonomike, madje as borxhet e thella të shtetit nuk i prekin shumë. Kjo do t'i prekë më shumë gjeneratat tjera", konstaton kjo gazetë.

Ndërsa "Neue Westfälische" pohon se 2010-a nuk do të jetë aspak e lehtë.

"Do të jetë ky një vit me plot sfida. Por edhe me shanse të reja. Do të shohim se cilat do të shfrytëzojmë."

Autor: Bahri Cani / dpa

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 31.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LHoT
  • Data 31.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LHoT