1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Policia shqiptare forcon kontrollin në kufirin shqiptaro-grek

Odise Kote / Gjirokastër10 Dhjetor 2008

Homologët e dy policive të jugut të Shqipërisë e Greqisë së veriut janë takuar për të kordinuar veprimet në luftën e përbashkët kundër krimit e trafikëve.

https://p.dw.com/p/GCul

Situata e krijuar në shtetin fqinj Greqi, pas protestave massive edhe në qytetet kufitare me Shqipërinë e ka detyruar e angazhuar policinë shqiptare të shtojë shërbimet speciale e të marra masa të menjëhershme për të rritur nivelin e kontrollit në vijën kufitare tokësore e detare mes të dy vendeve. Këto masa krahas të tjerash sipas zëdhënësit të drejtorisë rajonale në Gjirokastër Genti Mullahi janë ndërmarrë dhe "për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore e të lëndëve narkotike pasi trafikantët mund të përfitojnë nga situate e krijuar".

Vetëm dy ditëve më parë një rrjet i trafikut të drogës prej katër personash u ndalua nga policia e Gjirokastrës në tentativën e trafikut të rreth 101 kg marihuanë drejt Greqisë. Angazhimi policisë kufitare greke me ngjarjet e situatat problematike të protestave massive, duket se ka influencuar edhe në shtimin e takimeve dypalëshe me homologët shqiptarë të rajonit jugor me synimin për të ndërmarë masa të përbashkëta në ruajtjen e nivelit të kontrollit të kufirit sipas standarteve të Bashkimit Europian, si dhe për një angazhim më të shtuar të palës shqiptare në situatën e krijuar. Zëdhënësi drejtorisë rajonale të policisë në Gjirokastër Genti Mullahi: "janë zhvilluar disa takime me drejtorinë e policisë së Epirit e Janinës, me synimin për të kordinuar veprimet nga të dy palët."

Situata e krijuar në Greqi, në jug të Shqipërisë, rajon me një nivel mjaft të lartë emigracioni e ku jeton dhe një minoritet grek ka nxitur edhe marrjen e masave e bashkëpunimin mes institucioneve e shërbimeve speciale. Mes të tjerave sipas zëdhënësit të drejtorisë rajonale të policisë në Gjirokastër Genti Mullahi: "Të dy drejtoritë, ajo e policisë së qarkut dhe ajo e kufirit dhe migracionit kanë marrë masa që në bashkëpunim me njëritjetrin të forcojnë shërbimet në vijën e gjelbër, krimi organizuar, policia kufitare etj".

Masat e marra prej shërbimeve të institucioneve e policisë shqiptare diktohen vec të tjerash edhe prej faktit se tani në prag të festave të Krishtlindjeve priten të vijnë sipas traditws nga Greqia në Shqipëri, disa qindra mijë emigrantë.