1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Policia shpërndan demonstratën kundër Wall-Street-it

3 Tetor 2011

Prej dy javësh në Nju Jork lëvizja "pushtoni Wall Stree-in" proteston kundër varfërisë në rritje dhe pushtetit të bankave. Së fundi pati përplasje me policinë: 700 demonstrues u arrestuan.

https://p.dw.com/p/12khN
Fotografi: dapd

Në valën e një aksioni proteste që vazhdon prej dy javësh në Nju Jork demonstruesit pezulluan përkohësisht qarkullimin në urën Brooklyn, një korsi u urë u bllokua për orë të tëra. Policia sipas të dhënave të veta arrestoi rreth 700 protestues, ndaj natën në të gdhirë të së dielës (02.10.2011) ura u rihap për qarkullimin rrugor në të dyja drejtimet.

Policia ndërmorri aksionin pas bllokimit të qarkullimit në urë, i tha zëdhënësi i policisë Paul Browne gazetës "New York Times". "Demonstruesit, që përdornin rrugën e këmbësorëve në Brooklyn, nuk u arrestuan." Të arrestuarit janë dërguar në disa rajone poilicie dhe mund të llogarisin me dënime për prishje të qetësisë publike.

USA New York Protest Occupy Wall Street
Boorklyn BridgeFotografi: dapd

Të paharrueshme: Shpëtim i kushtueshëm i bankave në vitin 2008

Vargu i demonstruesve me rreth 1500 pjesëmarrës ishte pjesë e një aksioni protetste të quajtur "Occupy Wall Street" ("pushtoni Wall Street-in"),  prej dy javësh aktivistët protestonin në kuartierin financiar në Jug të Manhatenit kundër padrejtësive në sistemin ekonomik. Ata kritikojnë ndër të tjera papunësinë e lartë, konfiskimet e shtëpive, shpëtimin e bankave prej shtetit në vitin 2008 si dhe trajtimin e padrejtë të minoriteteve.

 

Edhe fundjavën e kaluar policia e Nju Jorkut arrestoi 80 anëtarë të kësaj lëvizjeje, kur ata me një marshim proteste u drejtuan nëpër rrugët e Manhatenit. Argumenti i policisë ishte: demonstruesit po pengojnë trafikun. Gjatë protestës ata mbanin parrulla me mbishkrime "taksa për të pasurit" dhe "Ne na duhen para për sistemin e shëndetësisë, dhe jo për t'u bërë dhurata sipërmarrësve".

NO FLASH USA New York Protest Occupy Wall Street
Fotografi: dapd

Shumë demonstrues prej javësh qëndronin në disa rrugë larg Manhatenit, sepse policia i pengonte ata për të depërtuar në rrugët përreth Bursës në Manhaten.  Qendra e mbledhjes së demonstruesve ditët e fundit ishte parku Zuccotti në afërsi të ish - World Trade Center.

Mbështetje nga personalitete

Lëvizja ka përkrahës edhe dis apersonalitete. Gjatë ditëve të fundit në parkun e Nju Jorkut  Zucotti ndë rtë tjerë ishin edhe producenti i filmave Michael Moore dhe aktoret Susan Sarandon dhe Whoopy Goldberg.

USA New York Protest Occupy Wall Street
Protesta Occupy Wall StreetFotografi: dapd

Lëvizje të ngjashme protetste javët e fundit janë formuar edhe në të tjera qytete të SHBA-së: në Boston, Çikago dhe në San Françisko.  Edhe në Boston të shtunën (01.10.2011) pati arrestime. Sipas të dhënave të organizatorëve atje protetstuan rreth 3000 vetë, të cilët krijuan një bllokadë duke u ulur para Bank of America, banka më e madhe në SHBA sa i përket pasurisë që administrohet në të. Një zëdhënës i bankës e dënoi aksionin e protestës  duke e quajtur atë si pjesë "të trukeve të fushatave mediatike që bëhen gjithnjë e më agresive".

Autor: Martin Schrader  / Vilma Filaj-Ballvora(afp, dapd, dpa, rtr)

 Redaktoi: Mimoza Kelmendi