1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Policia serbe fillon arrestimet në Sanxhak

Policia serbe ka kryer sot në orët e hershme të mëngjesit një aksion bastisjeje kundër lëvizjes ekstremiste vehabiste në rajonin e Sanxhakut. Aksioni u ndërmorr pas sulmit mbi ambasadën amerikane.

Myslimanë në Novi Pazar

Myslimanë në Novi Pazar

Sipas ministrit të Brendshëm serb Ivica Daciq, janë konfiskuar telefona dhe kompjuter. Në orët e hershme të mëngjesit ka filluar aksioni i policisë kundër lëvizjes ekstremiste vehabiste në territorin e Novi Pazarit, Sjenicës dhe Tutinit, tha Daçiq.

Drejtori i policisë së Serbisë Milorad Veljoviq, deklaroi për agjencinë Beta se janë kyrer bastisje në gjithsej 18 objekte, janë konfiskuar dhe janë dërguar në hetuesi laptop, disqe, karta telefoni dhe libra. Gjatë aksionit janë arrestuar 15 persona të dyshuar. "Aksioni i mëngjesit ka përfunduar dhe ne do të vlerësojmë nëse do të jetë e nevojshme për të arrestuar edhe njerëz të tjerë", tha Veljoviq.

Novi Pazar

Novi Pazar

Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Beta 11 persona janë arrestuar vetëm në Novi Pazar ndërsa nga dy të tjerë në Sjenicë dhe Tutin. Aksioni kundër lëvizjes kestremiste vehabiste në territorin e Novi Pazarit, Tutinit dhe Sjenicës është kryer nga xhandarmëria serbe, shërbimi për luftë kundër terrorizmit, drejtoria e policisë për kriminalistikë dhe drejtoria e policisë.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zëdhënses së Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Newland kanë falendëruar autoritetet e Bosnjë dhe Hercegovinës për reagimin e shpejtë në mbrojtje të ambasadës së SHBA-ve në Sarajevë.

Nga ana tjetër autoritetet boshnjake deklaruan se sulmi ndaj ambasadës amerikane është njëkohësisht edhe sulm ndaj qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës.

Autor: Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama