1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Chemnitz:Policia nё kёrkim tё sirianit tё dyshuar pёr terror

8 Tetor 2016

Forcat speciale mёsynё nё njё banesё nё Chemnitz. Hetuesit gjetёn sasi tё konsiderueshme lёnde plasёse. Qarqet e sigurisё konsiderojnё si tё mundshёm njё sfond islamist. Dorasi i pandehur ёshtё nё arrati.

https://p.dw.com/p/2R2mV
Fahndung nach Syrer Dschaber Al-Bakr nach Sprengstoff-Fund in Chemnitz
Fotografi: picture-alliance/dpa/Polizei Sachsen

Policia ёshtё vёnё nё kёrkim tё sirianit Xhaber Al-Bakr. Gjatё njё aksioni antiterror nё Chemnitz policia gjeti qindra gram lёndё me forcё tё lartё shpёrthyese. Qiraxhiu i pandehur si konstuktues bombe, njё sirian 22 vjeҁar, ndodhet nё arrati.

Zyra e Kriminalistikёs sё landit (LKA) e ka shpallur Xhaber al-Bakr nё kёrkim nё mbarё republikёn. Tre sirian tё njohur tё personit nё kёrkim tё dyshuar si tё implikuar janё arrestuar ndёrkohё nё Chemnitz. Forcat e sigurisё i komunikuan Agjencisё Gjermane tё Shtypit, DPA, se ka gjurmё tё organizatёs terroriste "Shteti Islamik" (IS).

Deutschland Polizeieinsatz in Chemnitz
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Burgi

Stacioni i trenit nё Chemnitz i rrethuar

Fillimisht nuk pati tё dhёna pёr atentat. Tё dhёnat pёr sirianin erdhёn nga Enti Federal i Mbrojtjes Kushtetuese. As shёrbimi sekret dhe as policia nuk donin tё prononcoheshin lidhur me njё njoftim tё revistёs "Focus", sipas sё cilёs mund tё sulmohej njё aeroport gjerman.

Banesa e tё dyshuarit kryesor ndodhet nё njё lagje me pallate parafabrikat nё jugperёndim tё qytetit, nё zonёn e banimit Fritz-Heckert. Forcat speciale reth orёs 13:00 shpёrthyen derёn e apartamentit, por personi nё kёrkim nuk ndodhej aty. Nё banesё u gjet lёnda shpёrthyese. I gjithё kuartieri pёr orё tё tёra u mbajt i rrethuar dhe pjesёrisht u evakuua. Qysh nё mёngjes rreth 80 vetёve iu desh tё largoheshin nga shtёpitё. Nё mbrёmje u larguan edhe banorёt e gjashtё shtёpive tё tjera.

Deutschland Polizeieinsatz in Chemnitz
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Burgi

Lёnda shpёrthyese e rrezikshme si TNT

Lёnda shpёrthyese u asgjёsua nё vend. Materiali me forcё tё lartё shpёrthyese, sipas tё dhёnave tё policisё, u asgjёsua duke u djegur nё njё gropё tё hapur enkas prej specialistёve. Njё valё e fuqishme presioni u ndie edhe nё distancё tё largёt. "Nuk pati tё plagosur dhe as dёme", tha njё zёdhёnёs i LKA-sё. Materiali, sipas tё dhёnave tё hetuesve, ishte edhe mё i rrezikshёm se TNT.

Nё valёn e hetimeve antiterror policisё nё Chemnitz iu desh tё bllokojё pjesёrisht edhe stacionin qendror tё renave. Njё robot special kёrkonte nё njё platformё njё valixhe tё kuqe, qё e mbanin dy tё dyshuar tё arrestuar.

Deutschland ferngesteuerter Roboter beim Polizeieinsatz in Chemnitz
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Burgi

Aeroporti i Berlinit Schönefeld ashpёrson masat e sigurisё

Zёdhёnёsi i LKA-sё Tom Bernhardt paralajmёroi pёr sirianin 22 vjeҁar nё arrati. "Ne duam ta gjejmё atё sa mё shpejt tё jetё e mundur." Ende ёshtё e paqartё, nёse ai ka ardhur si refugjat nё Gjermani. Policia nё Saksoni pasdite pas njё kёrkimi prej orёsh tё tёra pa rezultat shkruante: "Kёrkimi ndaj tё dyshuarit vazhdon. Ndёrkohё ne nuk e dimё, ku ndodhet ai dhe ҁfarё ka me vete. Jini tё kujdesshёm."