1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Policia ndërkombëtare vë nën kontroll gjykatat në veriun e Mitrovicës

Policia ndërkombëtare ka marrë nën kontroll gjykatat në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilat që prej 14 marsit mbaheshin prej serbëve të veriut të qytetit. Gjatë operacionit njoftohet se janë arrestuar mbi 50 persona.

Policia OKB-së, Mitrovicë 17 mars 2008

Policia OKB-së, Mitrovicë 17 mars 2008

Njësitë speciale të policisë ndërkombëtare, të ndihmuara edhe nga trupa të forcave paqeruajtëse kanë ndërhyrë dhe kanë marrë nën kotroll gjykatat në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilat që nga 14 marsi mbaheshin të bllokuara nga qindra anëtarë të komunitetit serb. Gjatë operacionit që ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit policia ka arrestuar 53 persona, që të gjithë pjesëtarë të pakicës serbe.

Mitrovicë, 14 mars 2008

Mitrovicë, 14 mars 2008

Këtë e konfirmon zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Sipas tij, gjatë operacionit të policisë një mjet shpërthyes është hedhur nga jashtë gjykatës, nga persona tash për tash të paidentifikuar. Në këto momente policia njofton se qindra pjestarë të tjerë të komunitetit serb janë mbledhur sërish përreth gjykatave, por brenda gjykatave dhe përreth tyre ka shumë forca të policisë ndërkombëtare dhe trupave të NATO-s, të cilat po mbrojnë objektet e gjykatave.

Policia ndërkombëtare merr nën kontroll gjykatat

Policia ndërkombëtare merr nën kontroll gjykatat

Shefi i UNMIK-ut Joakim Rycker, qysh më datën 14 mars, kur serbët u futën në gjykata në pjesën veriore të Mitrovicës u pati dhënë urdhër policisë që t'i largojnë menjëherë ata nga gjykatat, por policisë ju dësh tri ditë që të kordinojë operacionin dhe të largojë protestuesit. Joakim Rycker, pati thënë se protesuesit serb kanë kaluar vijën e kuqe dhe premtoi se kërkush në Kosovë nuk do të lejohet që të shkelë rendin dhe ligjin.

DW.COM

  • Data 17.03.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DPXs
  • Data 17.03.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DPXs