1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Policia nё Chemnitz nё kёrkim tё njё siriani tё dyshuar pёr terror

Forcat speciale mёsynё nё njё banesё nё Chemnitz. Hetuesit gjetёn sasi tё konsiderueshme lёnde plasёse. Qarqet e sigurisё konsiderojnё si tё mundshёm njё sfond islamist. Dorasi i pandehur ёshtё nё arrati.

Policia ёshtё vёnё nё kёrkim tё sirianit Xhaber Al-Bakr. Gjatё njё aksioni antiterror nё Chemnitz policia gjeti qindra gram lёndё me forcё tё lartё shpёrthyese. Qiraxhiu i pandehur si konstuktues bombe, njё sirian 22 vjeҁar, ndodhet nё arrati.

Zyra e Kriminalistikёs sё landit (LKA) e ka shpallur Xhaber al-Bakr nё kёrkim nё mbarё republikёn. Tre sirian tё njohur tё personit nё kёrkim tё dyshuar si tё implikuar janё arrestuar ndёrkohё nё Chemnitz. Forcat e sigurisё i komunikuan Agjencisё Gjermane tё Shtypit, DPA, se ka gjurmё tё organizatёs terroriste "Shteti Islamik" (IS).

Stacioni i trenit nё Chemnitz i rrethuar

Fillimisht nuk pati tё dhёna pёr atentat. Tё dhёnat pёr sirianin erdhёn nga Enti Federal i Mbrojtjes Kushtetuese. As shёrbimi sekret dhe as policia nuk donin tё prononcoheshin lidhur me njё njoftim tё revistёs "Focus", sipas sё cilёs mund tё sulmohej njё aeroport gjerman.

Banesa e tё dyshuarit kryesor ndodhet nё njё lagje me pallate parafabrikat nё jugperёndim tё qytetit, nё zonёn e banimit Fritz-Heckert. Forcat speciale reth orёs 13:00 shpёrthyen derёn e apartamentit, por personi nё kёrkim nuk ndodhej aty. Nё banesё u gjet lёnda shpёrthyese. I gjithё kuartieri pёr orё tё tёra u mbajt i rrethuar dhe pjesёrisht u evakuua. Qy

sh nё mёngjes rreth 80 vetёve iu desh tё largoheshin nga shtёpitё. Nё mbrёmje u larguan edhe banorёt e gjashtё shtёpive tё tjera.

Lёnda shpёrthyese e rrezikshme si TNT

Lёnda shpёrthyese u asgjёsua nё vend. Materiali me forcё tё lartё shpёrthyese, sipas tё dhёnave tё policisё, u asgjёsua duke u djegur nё njё gropё tё hapur enkas prej specialistёve. Njё valё e fuqishme presioni u ndie edhe nё distancё tё largёt. "Nuk pati tё plagosur dhe as dёme", tha njё zёdhёnёs i LKA-sё. Materiali, sipas tё dhёnave tё hetuesve, ishte edhe mё i rrezikshёm se TNT.

Nё valёn e hetimeve antiterror policisё nё Chemnitz iu desh tё bllokojё pjesёrisht edhe

stacionin qendror tё renave. Njё robot special kёrkonte nё njё platformё njё valixhe tё kuqe, qё e mbanin dy tё dyshuar tё arrestuar.

Aeroporti i Berlinit Schönefeld ashpёrson masat e sigurisё

Zёdhёnёsi i LKA-sё Tom Bernhardt paralajmёroi pёr sirianin 22 vjeҁar nё arrati. "Ne duam ta gjejmё atё sa mё shpejt tё jetё e mundur." Ende ёshtё e paqartё, nёse ai ka ardhur si refugjat nё Gjermani. Policia nё Saksoni pasdite pas njё kёrkimi prej orёsh tё tёra pa rezultat shkruante: "Kёrkimi ndaj tё dyshuarit vazhdon. Ndёrkohё ne nuk e dimё, ku ndodhet ai dhe ҁfarё ka me vete. Jini tё kujdesshёm."