1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Policia në Maqedoni shpartallon një rrjet të krimit të organizuar

Arrestohen 28 persona nga Shkupi dhe Kumanova. Operacioni "Hiri është deri tani aksioni më i madh i këtij lloji jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon.

Operacioni Hiri ishte kryer në fshehtesi të lartë, për më shumë se 6 muaj

Operacioni "Hiri" ishte kryer në fshehtesi të lartë, për më shumë se 6 muaj

Policia e Maqedonisë gjatë realizimit të operacionit "Hiri" ka shkatërruar një rreth të kontrabandimit të cigareve dhe ka arrestuar 28 persona të përfshirë në trafik ilegal të duhanit, në mesin e të cilëve gjendet edhe bisnismeni i njohur shqiptar, Bajrush Sejdiu, i cili njëherit është edhe pronar i klubit të futbollit "Milano" nga Kumanova. 27 të arrestuarit gjatë tërë natës së shkuar janë marrë në pyetje nga gjykatësit hetues. Para se të silleshin të arrestuarit, para gjykatës u pozicionuan forca të mëdha të sigurisë.

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska tha se Bajrush Sejdiu ishte kapur në vendkalimin kufitar "Bllacë" në përpjekje për t'u larguar nga vendi në drejtim të Kosovës. Operacioni "Hiri, sipas Jankullovskës, është aksioni më i madh i këtij lloji deri tani jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon.

"Operacioni "Hiri" ishte kryer në fshehtesi të lartë, ka zgjatur për më shumë se 6 muaj, ndërsa gjatë ditës së realizimit te aksionit ishin angazhuar rreth 300 policë. 27 personat e arrestuar ishin me interes jo vetëm për policinë e Maqedonisë por edhe për policinë e rajonit dhe Evropës, për involviomin e tyre në vepra tjera penale,”- tha ministrja Jankullovska

Përpos duhanit , policia sekuestron një sasi të konsiderueshme armësh

“ Përpos cigareve policia me këtë aksion, ka arritur të ndalojë edhe shkatërrimin e materialit dëshmues që do të përdoret në procesin gjyqësor,” thotë Jankullovska.

Policia ka sekuestruar 30 lloje armatimi, 17 gjysëmautomatike, 10 pistoleta, një pushkë automatike, një pushkë gjuetie dhe municion.

Gjatë aksioneve ishin kryer ndërhyrje në 24 objekte në rajonin e Kumanovës dhe të Shkupit

“Policia ishte e sukseshme në shpartallimin e kësaj piramide mafioze të krimit të organizuar. Ky operacion policor është sinjal për të gjithë ata persona që merren me këso aktivitetesh, se një ditë do të dalin para organeve të drejtësisë” vlerson Ministrja e Punëve të Brendëshme Gordana Jankullovska.

Ajo shtoi se një numër i vendeve evropiane po hetonin këtë grup të krimit të organizuar.

  • Data 23.10.2008
  • Autor Fatos Musliu/ Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FfTl
  • Data 23.10.2008
  • Autor Fatos Musliu/ Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FfTl