1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Policia e vendeve të Evropës duhet të bashkëpunojë më ngushtë

Rreth 1.800 ekspertë për sigurinë nga 60 vende të martën (29.01) u mblodhën në Berlin në kongresin e 11 evropian të policisë. Temat e kongresit, që vazhdon deri të mërkurën janë siguria dhe mbikqyrja e kufijve evropianë

Takim i ministrave të brendshëm të BE-së, Drezden 2007

Takim i ministrave të brendshëm të BE-së, Drezden 2007

Pas hapjes së mëtejshme të kufijve në Evropë komisioneri i BE-së për drejtësinë Franko Fratini dhe ministri i brendshëm i Gjermanisë, Volfgang Sheuble (Wolfgang Schäuble) bëjnë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë midis autoriteteve kombëtare të sigurisë. "Ne kemi nevojë për një kulturë të bashkëpunimit dhe mirëbesimit", tha Fratini. Shuble nënvizoi, se në valën e shkëmbimit ndërkufitar të informacionit heqja e kontrolleve kufitare sjell "më shumë liri dhe më shumë siguri".

Sidoqoftë janë të diskutueshme masat për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Ministrja gjermane e drejtësisë, Brigite Cypris (Brigitte Zypries) vuri në dukje, se propozimet e bëra për bankën evropiane të të dhënave të pasagjerëve të shoqërive ajrore sipas modelit të SHBA "bien ndesh me të drejtën kushtetuese të Gjermanisë".

"Nëse marrim parasysh kritikat fundamentale që ngrihen në Gjermani lidhur me rezervat kushtetuese ndaj regjistrimit të të dhënave personale, shumë shpejt del në pah qartë, se kemi të bëjmë me një regjistër shumë më të madh të të dhënave që po planifikohet në nivel evropian. Unë mendoj, se kjo nuk përputhet me të drejtat kushtetuese gjermane."

Sipas ministres Cypris mbledhja dhe ruajtja afatgjatë e të dhënave personale pavarësisht nëse ka dyshime ose jo ndaj personit përbëjnë një ndërhyrje shumë më të madhe ndaj së drejtës themelore, ndryshe nga ajo që është vendosur për ruajtjen e të dhënave mbi telefonatat dhe internetin. Por komisioneri Franko Fratini siguroi, se në asnjë mënyrë nuk do të legjitimohet përdorimi i të dhënave të regjistruara për pasagjerët.

Për ministrin e brendshëm Sheuble propozimet e parashtruara janë të ngjashme me marrëveshjen e vendosur me SHBA për shkëmbimin e të dhënave mbi pasagjerët e avionëve. Sipas tij kjo është miratuar pa asnjë rezervë kushtetuese nga Bundestagu. Megjithatë sipas tij procedura duhet diskutuar edhe një herë nëse mund të aplikohet tërësisht në Evropë ose jo.

"Ne duhet të diskutojmë edhe më tej në vendet antare dhe në institucionet evropiane, se si do ta zbatojmëkëtë marrëveshje në detaje. Para së gjithash ne duhet të vendosim me institucionet evropiane dhe me parlamentin."

Komisioneri i BE-së për drejtësinë Fratini vuri në dukje, se muajin e ardhshëm do të diskutohen propozime të tjera lidhur me sigurimin e kufijve të jashtëm të BE-së. Një ndër masat që propozohen është edhe sistemi elektronik i regjistrimit të hyrjeve në një vend, gjë që do të zëvendësojë vizat e deritanishme. Ai bëri thirrje gjithashtu për shkëmbimin e informacionit në nivel ndërkufitar, gjë që do të arrihet përmes futjes në rrjet të bankës së të dhënave të policisë së secilit vend.

  • Data 29.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CzLq
  • Data 29.01.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CzLq