1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Policia e Tiranës vë në pranga një grup fallsifikatorësh të dokumentacioneve hipotekore

Prej disa muajsh policia ka survejuar aktivitetin kriminal të një grupi fallsifikatorësh që ishin përqëndruar në tjetërsimin e dokumentave të pronesisë në Hipotekën e Tiranës.

Tiranë

Tiranë

Zëdhënësi i policisë së Tiranës tha të mërkurën se operacioni i koduar me emrin „Fortuna" vazhdon ende për të ndaluar persona të tjerë që kanë lidhje me grupin kriminal prej 6 vetësh të arrestuar tashmë.

Tre nëpunës të Hipotekës së Tiranës, një oficer i Shërbimit të kontrollit të brendshëm në Ministrinë e Brendshme dhe dy sekserë , të cilët përbënin grupin e fallasifikatorëve të dokumentave hipotekorë nuk janë të vetmit të vendosur në shënjestër të policisë së Tiranës. Në kërkim janë dhe të tjerë të implikuar në një aferë kriminale që nxirrte fitime të majme nga tjetërsimi i pronave, duke i dhënë në mënyrë të jashtëligjshme personave të ndryshëm tituj pronësie që nuk i takonin. Duke shkaktuar fenomenin e mbivendosjes, ku një prone rezultonte në dy a më shumë pronarë.

Zedhënësi i policisë së Tiranës, Klodian Branko, tha të mërkurën se nga kontrolli që ishte ushtruar në 6 personat e arrestuar u gjetën dhe mjaft materiale kompromentuese, si vula të institucioneve publike ose private me anë të të cilave bëhej fallsifikimi i akteve pronësore. Grupi kriminal prej kohësh kishte vepruar me skemën e mashtrimit dhe të premtimit për dokumente të rreme kundrejt shumave të majme të parave. Goditja e policisë kishte ardhur dhe nga ankesat dhe dyshimet që kishin shprehur qytetarët për parregullsi me aktet e pronësisë së objekteve apo trojeve që kishin me dokumente të rregullta, por që pas verifikimit rezultonin të mbivendosura.

  • Data 28.02.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DExD
  • Data 28.02.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DExD