1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Policia e Kosovës mund të nisë hetime për dyshimin e zhdukjes së provave në AKM

Policia në Kosovë ka filluar të mbledhë informata nëse punonjës ndërkombëtarë të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit kanë djegur mijëra dokumente, para se t’i dorëzojnë kompetencat Agjencisë Kosovare të Pronës.

Punonjës policie të Kosovës në trajnim

Punonjës policie të Kosovës në trajnim

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar nga organet e rendit që të nisin hetimet lidhur me njoftimet se punonjës ndërkombëtarë të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit kanë djegur më mijëra dokumente që dokumentojnë procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Djegia e këtyre dokumenteve thuhet të jetë bërë, vetëm pak kohë para se kjo agjenci t'i dorëzojë kompetencat Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila tash udhëheqet tërësisht nga kosovarët. Policia, pranon se në zyrat e Agjencisë Kosovare të Mirebesimit, ka gjetur dokumente të djegura, ku shihej qartë logoja e kësaj agjencie, mirëpo, nuk është në gjendje të konfirmojë nëse këto dokumente kanë qenë të vlefshme apo jo. Veton Elshani, zëdhënës policisë i tha DW, se policia tash për tash është duke mbledhur vetëm informacione lidhur me rastin.

"Policia pas konsultimeve me prokurorë, ka filluar të mbledhë informata lidhur me këtë rast. Informatat më pas do t’u dërgohen prokurorëve dhe nëse ata kërkojnë që të nisin hetimet, ne natyrisht se do të fillojmë ta hetojmë këtë rast", thotë zëdhënësi Elshani.

Zyrtarë të UNMIK-ut, nga ana e tyre, thonë se asnjë dokument i vlefshëm i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit nuk është djegur, mirëpo, janë djegur vetëm disa letra mbeturina. Aleksander Ivanko, është zëdhënës në UNMIK.

"Sa dimë ne, kur janë pastruar zyrat e AKM-së, aty kishte shumë mbeturina dhe një pjesë e këtyre mbeturinave janë djegur. Por, nuk janë djegur edhe dokumentet zyrtare. Shumica e këtyre dokumenteve i janë dorëzuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit", thotë Aleksander Ivanko. Ai thotë se nuk ka asnjë dëshmi se ka humbur diçka nga dokumentet, për më tepër sipas tij, ekziston i gjithë arkivi elektronik i bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit. Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, e cila ka qenë nën autoritetin e UNMIK-ut, ka filluar punën në qershor të vitit 2002. Deri tash kjo agjensi ka arritur të privatizojë afër 400 ndërmarrje shoqërore, ndërkaq kanë mbetur t'i nënshtrohen procesit të privatizimit edhe 300 ndërmarrje të tjera. Autoritetet kosovare këtë proces e cilësojnë të vonuar dhe për këtë fajësojnë autoritetet ndërkombëtare, të cilat sipas tyre akoma nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë që mundëson privatizimin edhe të shumë ndërmarrjeve të tjera.

  • Data 10.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FFQQ
  • Data 10.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FFQQ