1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ish presidenti i Francës Sarkozy shoqërohet në polici

av (afp, rtr)1 Korrik 2014

Ish presidenti francez Nikola Sarkozy merret në paraburgim nga policia me akuzën për mitdhënie ndaj një juristi të njohur. Kjo u njoftua nga qarqet e drejtësisë në Paris.

https://p.dw.com/p/1CTCi
Nicolas Sarkozy
Fotografi: Toru Yamanaka/AFP/Getty Images

Hetuesit dyshojnë, se Sarkozy së bashku me avokatin e tij Thierry Herzog të shoqëruar gjithashtu një ditë më parë, janë përpjekur të marrin ilegalisht informacione nga një proces gjyqësor në vazhdim. Herzog, si dhe dy prokurorë në gjykatën e kasacionit, Gilbert Azibert dhe Patrick Sassoust, janë duke u marrë në pyetje në lidhje me këtë rast, u tha në Paris.

Drejtësisa franceze në fund të shkurtit inicioi një proces të ri hetimor si pasojë e telefonatave të përgjuara të Sarkozy-së me avokatin e tij për mitmarrje dhe shkeljen e fshehtësisë së hetimit. Sipas njoftimeve të mediave Sarkozy në telefonata ka shprehur gatishmërinë, që t'i sigurojë juristit të njohur Azibert një post në Monaco. Si kompensim prokurori i lartë duhet ta ketë njoftuar ish presidentin për një proces ndaj tij në gjykatën e kasacionit dhe duhet të jetë përpjekur të ushtrojë ndikim në të.

Në procesin në gjykatën e kasacionit bëhej fjalë për bllokun të Sarkozy-së. Këto ishin konfiskuar gjatë hetimeve lidhur me aferën Bettencourt. Fjala është për akuzën për kontribute të paligjshme për fushatën zgjedhore të Sarkozy nga pasuria e miliarderes së L'Oréal, Liliane Bettencourt. Procesi hetimor kundër Sarkozy në këtë çështje u ndërpre më vonë për mungesë provash.

Sarkozy, për të cilin flitet se ka ambicje për t'u kthyher në politikë, kërkonte t'i kthehej blloku i shënimeve me agjendat e tij. Por gjykata e kasacionit vendosi në mars se nuk mund të vendosë për këtë. Tani drejtësia mund të vazhdojë të shfletojë dhe të vlerësojë shënimet e tij, të cilat mund të bëhen të rrezikshme për Sarkozy edhe në çështje të tjera.

re/uh (rtr,afp)