1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Poliçani sërish në qendër të vëmendjes

Deri në vitin 2010 Shqipëria do të demontojë rreth 98.000 ton municione për te realizuar detyrimin të anëtarësimit në Nato.

Procesi i demontimit të municioneve shqiptare do të bëhet në Kombinatin ushtarak të Poliçanit

Procesi i demontimit të municioneve shqiptare do të bëhet në Kombinatin ushtarak të Poliçanit

Ky proces do të kryhet në kushte mjaft të larta të sigurisë duke modernizuar Kombinatin ushtarak të Poliçanit dhe specialistët më të mirë të ushtrisë. Ministri mbrojtjes Gazmend Oketa gjatë një inspektimi që kreu në kombinatin e Policanit ka siguruar se të gjitha sipërmarrjet në këtë proces demilitarizimi do të realizohen me certifikata të larta sigurie për të shmangur ngjarjet dhe tragjeditë.

Procesi demontimit dhe çmilitarizimit të Shqipërisë do të rinisë së shpejti, kësaj here me masa të jashtëzakonshme sigurie. Ministri mbrojtjes Gazmend Oketa ka vizituar Kombinatin ushtarak të Poliçanit, një nga objektet e specializuara për të kryer procesin e demontimit të armatimit. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa u shpreh se pavarësisht tragjedisë së Gërdecit, Shqipëria do të vazhdojë me seriozitetin dhe përgjegjësinë e duhur të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga ftesa e marrë për anëtarësimin në Nato.

Shqipëria do të demontojë rreth 98.000 ton municione deri në vitin 2010 për te realizuar detyrimin madhor të anëtarësimit në Nato. Ky process do të kryhet në kushte mjaft të larta të sigurisë duke modernizuar Kombinatin ushtarak të Policanit dhe duke punësuar specialistët më të mirë të ushtrisë.

Ministri Gazmend Oketa ka siguruar se të gjitha sipërmarrjet në këtë process demilitarizimi do të realizohen me certifikata të larta sigurie për të shmangur ngjarjet dhe tragjeditë.

Kombinati ushtarak i Policanit është përdorur edhe nga qeveritë paraardhëse për të realizuar procesin e çmilitarizimit të ushtrisë shqiptare nga armatimi i tepërt, për shkak të infrastrukturës dhe fuqisë puntore të specializuar.

  • Data 19.04.2008
  • Autor Odise Kote
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DkoJ
  • Data 19.04.2008
  • Autor Odise Kote
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DkoJ