1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Polenc: Shefi i ardhshëm i OSBE-së në Kosovë të jetë gjerman

Kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit gjerman Ruprecht Polenz (Rupreht Polenc) kërkon që Gjermania të vazhdojë të ketë përgjegjësi në Kosovë.

default

Ruprecht Polenz

"Siç po dëgjojmë, në të ardhmen mund të ketë një këmbim në kreun e misionit të OSBE-së e unë sugjeroj që Gjermania ta marrë përsipër këtë detyrë", tha deputeti i partisë qeveritare kristiandemokrate. Polenc argumentoi se me largimin e kryetarit aktual të UNMIK-ut, Joahim Rykerit (Joachim Rücker), Gjermania nuk do të jetë më e përfaqësuar me poste drejtuese në organizatat ndërkombëtare. Përfaqësimi i Gjermanisë me post drejtues në Kosovë "do të ishte edhe një sinjal që do të tregonte, se ne duam ta shoqërojmë Kosovën edhe më tej në rrugën e saj. Është në interesin tonë që ta ndihmojmë këtë strehë të vobektish të ish Jugosllavisë, strehën e të vobektëve të Evropës së sotme", tha Polenc gjatë një debati zhvilluar të enjten, më 05 qershor 2008, në parlamentin gjerman (Bundestag) duke kujtuar edhe rezervat e mëdha të qymyrit dhe të pasurive të tjera të nëntokës së Kosovës.

Misioni i OSBE-së në Kosovë drejtohet aktualisht nga ambasadori zviceran Tim Guldiman (Guldimann). Ministria e jashtme gjermane dhe zyra e OSBE-së në Vjenë i thanë Deutsche Welle-s se aktualisht në OSBE nuk ka ndonjë diskutim për këmbim personeli. Mandati i Guldimanit skadon më 30 shtator 2008. "Se a do të jetë Guldiman sërish në këtë post, kjo mbetet e hapur," i tha Deutsche Welles një zëdhënëse e OSBE-së në Vjenë. Minsitria zvicerane e punëve të jashtme i tha Deutsche Welles, se Guldiman është liruar pa afat kohor nga shërbimi ndaj Zvicrës për shkak të ushtrimit të detyrës në OSBE.


Hallkë lidhëse me Rusinë dhe Serbinë


Mandati i misionit të OSBE-së zgjatet muaj për muaj me kërkesën e Serbisë dhe Rusisë. Guldiman së fundi ishte shprehur se OSBE-ja do të vazhdojë të qendrojë në Kosovë edhe mbas 15 qershorit, kur të hyjë në fuqi kushtetuta, por misioni do të ketë më shumë karakter këshillues. Për Rupreht Polenc organizata me 800 punonjës në të gjitha komunat e Kosovës është faktor civil qendrueshmërie. "OSBE-ja është neutrale ndaj statusit dhe ajo mund të shërbejë si hallkë ndërlidhëse me Rusinë dhe Serbinë. Është shumë e rëndësishme që Gjermania ta bëjë të qartë se ne duam një rol të rëndësishëm të OSBE-së."

E paqartë është gjithashtu edhe se kur do të largohet Joahim Ryker nga detyra e tij si shefi i UNMIK-ut. Mediet kosovare flasin për fundin e qershorit. Periudha e ndikimit më të madh të Gjermanisë në Kosovë ishte në vitin 2007, ku krahas administratës së UNMIK-ut, nga gjermanë drejtohej edhe zyra e OSBE-së, me ambasadorin Verner Vnendt (Werner Wndent) dhe komandoja e KFOR-it, me gjeneralin Roland Kater (Roland Kather).

  • Data 06.06.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EF6y
  • Data 06.06.2008
  • Autor Anila Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EF6y