1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Polenc përshëndet përbërjen shumëetnike të delegacionit kosovar

Mbas takimeve të zhvilluara ditën e parë me sekretarë dhe ministra shteti, në ditën e dytë të turit të tij në Gjermani delegacioni i parë zyrtar nga Republika e Kosovës pati takime në parlamentin gjerman.

default

Njomza Emini (AKR) Nenad Rashiq, Nekibe Kelmendi para një ndërtese të parlamentit gjerman

Grupi i përbërë nga katër ministra, katër deputetë të pozitës dhe opozitës, një këshilltar dhe kryebashkiakun e Prishtinës, u takua të martën ndër të tjera edhe me kryetarin e komisionit të jashtëm në parlamentin gjerman, Ruprecht Polenz.

Tema kryesore e bisedës në komisionin e jashtëm të parlamentit gjerman (Bundestag) ishin marrëdhëniet e shtetit të ri të Kosovës me Serbinë, dhe veçanërisht zgjedhjet e ardhshme komunale, të cilat Serbia ka paralajmëruar se do t'i organizojë edhe në Kosovë më 11 maj.

Ministrja kosovare e drejtësisë Nekibe Kelmendi: "Kjo ishte një pyetje shumë kyçe e shtruar nga kryetari i komisionit për politikë të jashtme. Përgjigja ime ishte se për ne ato zgjedhje janë të papranueshme, ne i kundërshtojmë të mbahen ato, sepse nuk mund organizojë Serbia zgjedhje në shtet të huaj, siç është republika e Kosovës, por në se ndodh që ato zgjedhje të mbahen, atëherë rezultatin e atyre ne nuk e pranojmë ato zgjedhje për ne do të jenë jovalide."

Kryetari i komisionit të jashtëm Ruprecht Polenz në këtë pikë ishte në një mendim me delegacionin kosovar. "Pata përshtpyjen se ata po përpiqen që të mos provokojnë dhunë, dhe kjo është një politikë e drejtë," i tha ai Deutsche Welles.

Një temë tjetër ishte ndihma e mundshme që mund t'i japë Gjermania Kosovës për ndërtimin e administratës së saj, por jo pa kushte: Ata ishin unisono dhe thanë se do t'ju mbështesim edhe në të ardhmen. E dimë që keni pasur të drejtë të formonit shtetin tuaj sipas të drejtës ndërkombëtare, prandaj edhe ju kemi pranuar, por mos na zhgënjeni dhe ne u premtuam se nuk do t'i zhgënjejmë", tha më tej Kelmendi.

Delegacioni kishte përbërje shumëetnike. Rupreht Polenc vuri re se atmosfera e komunikimit ishte e mirë: "E përshëndeta shumë këtë. Kam parë edhe delegacione të tjera nga rajoni në vitet e mëparshme ku dukej që kishte vështirësi për shkak të përbërjes multietnike, ndërsa në këtë delegacion kishte edhe përfaqësuesë të minoritetit serb dhe një turk. Dhe unë pata përshtypjen se antarët e delegacionit kuptoheshin fare mirë me njëri-tjetrin." Përveç ministrit të punës Nenad Rashiq dhe atij të ambjentit Mahir Jagxhillar (Jagcilar), si dhe deputeti serb Bojan Stojanoviç. Gjithashtu në delegacion marrin pjesë edhe disa deputetë shqiptarë të opozitës.

Të enjten e ardhshme parlamenti gjerman sërish do të merret me Kosovën. Në axhendën e senacës plenare është një kërkesë e të majtëve për tërheqjen e trupave gjermanë nga Kosova, por kjo kërkesë pritet të rrëzohet me votat e të gjitha partive të tjera.

  • Data 22.04.2008
  • Autor A. Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dmta
  • Data 22.04.2008
  • Autor A. Shuka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dmta