1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Polemikë rreth ndihmës për zhvillim

E ashtuqujatura ndihmë buxhetore, pra paratë të cilat derdhen direkt në buxhetet e vendeve përfituese është shumë e kontestuar në Gjermani. Raporti i Zyrës Federale të Revizionit nuk arriti t'i japë fund debatit.

Imazh simbolik për ndihmat ndaj Afrikës, Nigeri

Imazh simbolik për ndihmat ndaj Afrikës, Nigeri

Polemika mbi kuptimin e ndihmës për zhvillim është po aq e vjetër sa vetë kjo lloj ndihme. Optimistët e shohin atë si një ndihmë për vendet e varfëra dhe të prapambetura për të ndihmuar vetveten. Pesimistët e konsiderojnë çuarje dëm parash që në raste ekstreme përfundojnë në xhepat e pushtetarëve të korruptuar. Veçanërisht e kontestuar është në Gjermani e ashtuquajtura ndihmë buxhetore. Ajo nënkupton paratë që derdhen direkt në buxhetin e vendeve përftuese. Për të gjykuar më mirë mbi efektivitetin e ndihmës buxhetore komisioni i parlamentit gjerman për buxhetin ngarkoi Zyrën Federale të Revizionit me kryerjen e një kontrolli. Rezultati tashmë është paraqitur por ai interpretohet në mënyra të ndryshme.

Fëmijë afganë marrin ujë me bidona në çezmat publike

Fëmijë afganë marrin ujë me bidona në çezmat publike

Kundërshtarët e ndihmës buxhetore flasin për një shuplakë të fortë për ministrinë gjermane për zhvillim. Ndërsa shefja e saj, socialdemokratja Heidemarie Wieczorek-Zeul sheh të konfirmuar politikën e saj. Por kush ka të drejtë?

Nëse gjërat do të shkonin sipas dëshirës së liberalëve Gjermania duhej t'a ndërpriste menjëherë ndihmën buxhetore. Sipas politikanit për buxhetin Jürgen Koppelin vendeve përfituese u lëshohet një çek i bardhë të cilin askush nuk mund t'a verifikojë. Dhe vërtet në raportin Zyrës Federale të Revizionit thuhet se vendi partner mund t'i pëdorë fondet "për qëllime të tjera nga ato mbi të cilat është rënë dakord ose në mënyrë jo rentabël, ose mund të mos japë llogari të mjatueshme mbi përdorimin e tyre". Për këtë arsye Koppelin pyet: "A mos vallë u japim para buxheteve të vendeve të caktuara pa ushtruar asnjë lloj kontrolli? Këto vende mund t'i shfrytëzojnë paratë për të blerë p.sh. armë. Unë dua të di me saktësi se çfarë ndodh me paratë."

50 të rinjtë që ndihmuan vullnetarisht në vendet në zhvillim përgëzohen nga ministrja Wieczorek-Zeul

50 të rinjtë që ndihmuan vullnetarisht në vendet në zhvillim përgëzohen nga ministrja Wieczorek-Zeul

Që ndihma buxhetore mbart të ashtuquajturin "rrezik të administrimit" pranohet edhe nga ministria për zhvillim. Zëdhënësi i saj Holger Illi tërheq megjithatë vëmendjen se në raste dyshimesh mund të angazhohen ekspertë kontabël të jashtëm: "Nëse vërtet në ndonjë rast konstatohet përdorimi jo i duhur i fondeve egziston mundësia që Republika Federale Gjermane t'i kërkojë mbrapsh ato. Kjo është e përcaktuar në çdo kontratë. Sipas nesh akuza për mungesë kontrolli të mjaftueshëm është pa vend."

Ndihma buxheore është e lidhur ngushtë me objektivat e mijëvjeçarit për zhvillimin të të miratuara nga Kombet e Bashkuara me ndërrimin e shekujve, thotë ministrja gjermane për zhvillimin Heidemarie Wieczorek-Zeul. Ato janë: përgjysmimi i nivelit të varfërisë deri në vitin 2015, reduktimi i vdekshmërisë së fëmijëve, dhe një sistem më i mirë shëndetësor dhe arsimor.

Michael Steinbrecher dhe ministrja Heidemarie Wieczorek-Zeul

Michael Steinbrecher dhe ministrja Heidemarie Wieczorek-Zeul

Suksese mund të arrihen edhe me projektet klasike të ndihmës si p.sh. ndërtimin e puseve apo rrugëve. Por, argumenton Wieczorek-Zeul, vendet partnere duhet të marrin më shumë përgjegjësi mbi vete duke administruar vetë mjetet financiare dhe duke lejuar kontrollin sipas kritereve demokratike në vendet e tyre: "Pikërisht më anë të ndihmës buxhetore ne duam të arrijmë që në buxhetet e vendeve partnere të ketë më shumë transparencë dhe që objektivat e mijëvjeçarit të arrihen më mirë. Të mbështesim qeveritë që praktikojnë qeverisje të përgjegjshme."

"Good governance" quhet fjala magjike në gjuhën e politikanëve. Në periudhë afatshkurtër rezultatet vështirë se mund të maten por kjo është me siguri e mundur në periudhë afatmesme dhe afatgjatë, mendon ministrja Wieczorek-Zeul.

Sistemi i ujitjes në Haiti është ngritur nga ndihmat gjermane

Sistemi i ujitjes në Haiti është ngritur nga ndihmat gjermane

Strategjia e ministrisë gjermane për zhvillim mbështetet nga kryetari i komisionit të Bundestagut për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin, Thilo Hoppe. Politikani i gjelbër mendon se vendet partnere duhen marrë seriozisht duke rënë dakord me to për objektiva konkrete. P.sh. rritjen e kuotës së rregjistrimeve në shkollë. Se si i arrijnë këto vende objektivat e vënë duhet të vendoset prej tyre. Por megjithë mbështetjen për kursin e ministrisë për zhvillim kur bëhet fjalë për ndihmën buxhetore Hoppe dëshëron më shumë transparencë.

"Unë mbështes idenë që si komisioni parlamentar për buxhetin ashtu edhe komisioni ekspertëve për zhvillmin të përfshihen dhe të merren me vendimet se cilat vende duhet të marrin ndihmën buxhetore dhe cilat jo."

  • Data 12.03.2008
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNRA
  • Data 12.03.2008
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DNRA