1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Polemikë e re mbi selinë e parlamentit europian

Presidenti francez mbajti sot para parlamentit europian fjalën e hapjes si president i Këshillit të BE-së.

default

Sarkozi para Parlamentit Evropian, Strasburg

Ajo që presin baballarët e qytetit është mbështetja e qartë për Strasburgun nga ana e Sarkozisë. E Sarkozi do të bëhet një lloj mbrojtësi i qytetit. Pasi krahas Strasburgut seli e parlamentit është edhe Brukseli. Atje europarlamentarët tre javë në muaj zhvillojnë punën e rëndësishme në komisione. Strasburgu është çdo muaj vetëm 4 ditë vend takimi i pleniumit të parlamentit.

Dossier Europaparlament in Straßburg - 3

Parlamenti Evropian, Strasburg

Europarlamentarët pro Brukselit

Deputetët pozicionohen me shumicë të qartë për Brukselin si seli e parlamentit pasi atje ndodhet edhe Komisioni i BE-së dhe aty zhvillohen edhe takimet e këshillave të ministrave. Eurodeputeti liberal Aleksandër Alvaro thotë: "Unë jam kundër detyrimit për të lëshuar çdo muaj vendin e zakonshëm të punës në favor të Strasburgut. Kjo kushton çdo vit 250 milionë euro dhe shkakton emetimin e rreth 20.000 tonëve dioksid karboni."

Pasi në cirkun shëtitës nuk bëjnë pjesë vetëm deputetët. Edhe rreth 3.000 punonjës zhvendosen për disa ditë nga Brukseli në Strasburg. Këtyre u shtohen gazetarët, lobiistët dhe më shumë se 2.500 arka metali me dosje e dokumente transportohen me kamionë nga Brukseli në Strasburg e pastaj mbrapsht.

Angela Merkel Nummer 1 Brüssel Europa-Parlament

Edhe në Parlamentin Evropian zhvillohen punime. Kancelarja gjermane, Angela Merkel duke folur në Parlamentin Evropian në Bruksel

Vështirësitë e Strasburgut

Strasburgu është më i vështirë të arrihet se Brukseli. Veçanërisht deputetët nga vendet e largëta duhet të llogarisin me rrugë të gjata dhe hotele të shtrenjta. Strasburgu si seli e parlamentit europian i kushton BE-së çdo vit më shumë se 200 milionë euro dhe shumë nerva, konstaton kryetari i grupit të socialistëve në parlament Martin Shulc: "E gjitha kushton shumë mund dhe energji. Por më duhet të pranoj se unë nuk kam fuqinë e mjaftueshme për t'a ndryshuar këtë."

Francezët e duan selinë e Strasburgut

Në të vërtetë ky problem mund të zgjidhet vetëm nga samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Por vetëm nëse ata vendosin në unanimitet. Vota e Francës do të jetë e vështirë të merret sidomos tani kur kryesinë e rradhës të Këshillit të BE-së e ka vetë Franca.

Në vitin 1992 francezët arritën të siguronin me ligj që Strasburgu do të ishte një nga selitë e parlamentit europian. Atëherë kjo u bë pa marrë mendimin e parlamentit. Disa madje ëndërrojnë që jeta parlamentare zhvillohet vetëm në Strasburg: por në këtë mënyrë pikërisht përfaqësimi i popullit europian do të ishte larg qendrës së pushtetit, Brukselit. Europarlamentari socialdemokrat Martin Shulc:

"Francezët argumentojnë me mjeshtëri dhe thonë: Gjermania duhet të heqë dorë nga selia e Bankës Qëndrore Europiane në Frankfurt. Nëse ajo shkon në Strasburg atëherë parlamenti europian mund të shkojë në Bruksel." Nikola Sarkozi qysh në fillim të presidencës së rradhës së BE-së theksoi se parlamenti europian në Strasburg është institucioni i vetëm europian në Francë.

Alexander Alvaro

Aleksandër Alvaro

Deputeti liberal në parlamentin europian Aleksandër Alvaro bën pjesë në rradhën e atyre që kanë ndërmarrë një iniciativë në internet kundër selisë së dyfishtë të parlamenti. Deri tani janë mbledhur më shumë se 1 milionë firma kundër shpërdorimit të parave që sjell me vete zgjidhja me dy seli. Alvaro: "Nëse selia e një institucioni europian është një çështje krenarie atëherë nuk jemi në rrugën e duhur në Europë", thekson Alvaro.

  • Data 10.07.2008
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EZhA
  • Data 10.07.2008
  • Autor Christopher Plass
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EZhA