1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Polakët zgjedhin Europën - Komorowski fiton zgjedhjet

Kandidati liberal-konservator i qeverisë Bronislaw Komoroski fitoi zgjedhjet presidenciale në Poloni. Me 53% të votave ai doli fitues në balotazh dhe do të jetë presidenti i ardhshëm i Polonisë.

default

Komorowski dhe partia e tij liberal-konservatore "Platforma qytetare" janë për kursin pro Evropës dhe orientimin e Polonisë drejt së ardhmes. Madje edhe diçka më shumë: ata janë për një stil politik, që bazohet tek dialogu dhe kompromisi.

Jaroslaw Kaczynski, i cili nuk fitoi arriti megjithatë një sukses të konsiderueshëm, 47% të votave janë një kapital politik, mbi të cilin mund të mbështetet partia nacional-konservatore "Ligj dhe drejtësi" për zgjedhjet parlamentare në vitin 2011.

Ata që e bënë Komorowski-n president janë zgjedhësit e majtë. Këta të fundit nuk u bindën prej kthesës drejt populizmit të majtë që mori ditët e fundit Kaczynski. Madje zgjedhësit e majtë nuk ndryshuan mendje as prej lavdërimeve që i bëri Kaczynski politikës sociale të epokës së komunizmit. Dy të tretat e zgjedhësve të majtë votuan për Komorowski-n duke vendosur kësisoj rezultatin.

Megjithatë Kaczynski nuk ka dështuar


Rezultati i ngushtë i zgjedhjeve tregoi nga ana tjetër, se Polonia politikisht është një vend i përçarë. Ndërsa Komorowski bëri për vete zgjedhësit e rinj, ata me arsimim më të mirë dhe të vendosur nëpër qytete, më të moshuarit, ata me më pak arsim dhe të vendosur në zonat rurale ia dhanë votën Kaczynski-t. Megjithatë nuk mund të bëhet fjalë për dështim. Si shef i partisë më të madhe në opozitë Jaroslaw Kaczynski i etur për politikë do të vazhdojë të jetë një alternativë serioze ndaj kampit liberal-konservator përreth kryeministrit Donald Tusk dhe presidentit të ardhshëm Bronislaw Komorowski.


Ndaj rezultati i mirë i Kaczynski-t është një paralajmërim: Nëse koalicioni aktual qeverisës në Varshavë bie në sy për korrupsion, rritje të papunësisë apo ftohtësi sociale, atëherë do t' i hapet rruga kthimit të Kaczynski-t në pushtet. Fitorja e zgjedhjeve parlamentare dhe një mandat i ri i Jaroslaw Kaczynski-t si kryeministër do ta kthenin Poloninë në kohët e konfrontimeve në politkën e brendëshme dhe të jashtme.

Presidenti i ri i Polonisë, një premisë e re për BE

Ndaj zgjedhja e Komorowskis-it është jo vetëm një ditë e mirë për polakët, por edhe për Evropën dhe për marrëdhëniet gjermano-polake. Përvoja në politikën e jashtme, kontaktet e mira në parketin evropian dhe një president polak me taban dhe simpatik do ta bëjë Poloninë një shtyllë solide në politikën evropiane. Kjo është një premisë e mirë për presidencën polake në BE në vitin 2011 dhe për BE-në e dobësuar.

Autor: Bartosz Dudek

Redaktoi. Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 06.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OB2J
  • Data 06.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OB2J