1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Po troket fitorja? Socialistët francezë optimistë për të ardhmen e zgjedhjeve

Socialistët francezë në opozitë, zhvilluan sipas modelit të SHBA gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale, zgjedhje presidenciale paraprake. Kjo ishte hera e parë që aplikohej një praktikë e tillë.

Socialistë francezë të frymëzuar prej anketimeve të fundit

Socialistë francezë të frymëzuar prej anketimeve të fundit

Ndërsa kancelarja Angela Merkel (CDU)dhe presidenti francez Nikolas Sarkozi u takuan të dielën në Berlin për bisedime mbi krizën euroborxheve dhe për përgatitjen e samitit të BE-së më 17 dhe 18 tetor në Bruksel, socialistët francezë janë përsëri optimistë për të ardhmen. Interesi për zgjedhjet  e tyre të para paraprake publike për presidentin e vendit është i madh. Afera e seksit e Dominique Strauss-Kahn duket se ka kaluar në plan të dytë.

Socialistët francezë, që janë në opozitë, zhvilluan sipas modelit të SHBA gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale, zgjedhje presidenciale paraprake. Kjo ishte hera e parë që aplikohej një praktikë e tillë. Sipas të dhënave të Partisë Socialiste franceze në këto zgjedhje paraprake kishin marrë pjesë më shumë se një milion francezë. Ata kishin mundësi të votonin për një nga gjashtë kandidatët. Fituesi i këtyre zgjedhjeve do të konkurrojë pastaj në prill 2012  kundër presidentit Nicolas Sarkozy. François Mitterrand ishte i fundit, që fitoi para më shumë se 23 vjetësh zgjedhjet presidenciale për socialistët.

Martine Aubry - liderja e socialistëve

Martine Aubry - liderja e socialistëve

Votim paraprak përmes internetit

Të frymëzuar prej përfundimeve të mira të anketimeve të fundit, socialistët vendosën që të përdornin modelin amerikan, pra organizimin e zgjedhjeve paraprake në të cilat për kandidatin nuk votojnë vetëm anëtarët e partisë, por të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë lloj votimi. Votimi zhvillohet përmes internetit. Vetë krerët udhëheqës të socialistëve u entuziazmuan me numrin e pjesëmarrësve. Po ashtu edhe frika se mund të kishte manipulime të votimit nuk u vërtetua.

Kritikët e një votimi të tillë brenda radhëve të partisë socialiste kishin shprehur frikën se përkrahësit e Sarkozisë, ose francezë të tjerë me orientim jo të majtë, mund të merrnin pjesë në votim duke votuar për një "kandidat të dobët" për zgjedhjet presidenciale pas gjashtë muajsh. Për ta parandaluar këtë, Partia Socialiste  (PS) kishte vendosur vetëm dy pengesa. Çdo pjesëmarrës në votim duhej të nënshkruante, se është simpatizant i vlerave që përfaqëson e majta dhe të dhuronte të paktën një euro.

Kandidat Benoit Hamon

Benoit Hamon, kandidat tjetër socialist për zgjedhjet

Sarkozy - kandidat i natyrshëm për konservatorët

Suksesi i zgjedhjeve presidenciale paraprake të socialistëve po e shton presionin ndaj kampit konservator që të organizojë një proces të ngjashëm - sidomos pas një sondazhi të botuar të dielën, sipas së cilit vetëm 24 përqind e francezëve kanë besim tek presidenti i tanishëm. Megjithatë të gjithë liderët konservatorë kanë theksuar, se për një procedurë të tillë do të mendojnë në zgjedhjet e ardhshme, që do të jenë rreth vitit 2017. Për vitin 2012 ata besojnë se Sarkozi ështe "kandidati i natyrshëm".

Autor: dpa/dw/Pani

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM