1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Po plaçkit qeveria gjermane fondin e pensioneve?

Me planet e tyre për uljen e konsiderueshme të kontributeve pensionale koalicioni qeverisës po plaçkit fondin e pensioneve, thotë kreu socialdemokrat gjerman Sigmar Gabriel.

Kreu i socialdemokratëve gjerman (SPD), Sigmar Gabriel ka akuzuar koalicionin qeverisës në Gjermani për "plaçkitjen e fondeve të pensioneve". Gabriel akuzat e tij i mbështet në planet e tyre për uljen e konsiderueshme të kontributeve pensionale. Në të njëjtën kohë me këtë shtohet edhe rreziku që Gjermania në vitin 2014 të shkelë dispozitat e Paktit Fiskal Evropian , tha Gabriel të hënën (22.10.) në Berlin. Ai përsëriti kërkesën e PSD-së që teprica në fondin e pensioneve të kalojë në një fond rezervë në mënyrë që më vonë të  jetë e mundur zbutja e efekteve të ndryshimeve demografike dhe përmirësimi i kushteve për pensionistët e parakohshëm në rastet e paaftësisë për punë.

Gabriel theksoi se kufizimi në Paktit Fiskal, sipas të cilit deficiti i përgjithshëm nuk duhet të kalojë më shumë se 0.5 për qind të produktit të brendshëm bruto, përfshin edhe fondet e sigurimeve shoqërore. Nëse koalicioni ashtu siç ka planifikuar do të ulë kontributin e pensioneve nga 19.6 në 18.9 për qind, atëherë do të krijohet një kundërpeshë ndaj borxheve të qeverisë federale, landeve dhe bashkive.

Kreu i opozitës Sigmar Gabriel kritikon qeverinë për politikën ndaj pensioneve

Kreu i opozitës Sigmar Gabriel kritikon qeverinë për politikën ndaj pensioneve

Pensioni me 67 vjeç - shkurtim real i shumës së pensionit

"Ne mendojmë se kjo është e papërgjegjshme", tha Gabriel duke e ndërlidhur këtë edhe me rreziqet e mundshme ekonomike dhe planet e reja të shpenzimeve të koalicionit si për shembull të parave për përkujdesje.

Për debatin e brendshëm në Partinë Socialdemokrate rreth pensioneve, Gabriel tha se nuk bëhet fjalë për pezullimin e moshës së pensionit në 67 vjeç. Përkundrazi, qëllimi është që gjithnjë e më shumë punëtorë të moshuar të jenë të punësuar dhe të paguajnë sigurimet shoqërore, përndryshe pensioni me 67-vjeç duket si një shkurtim i pensioneve'. Në fundjavë Gabriel ka thënë në një intervistë: "Nëse do të mbetemi tek pensioni në moshën 67 vjeçare atëherë punëdhënësit duhet të përkujdesen që edhe njerëzit e moshuar të kenë punë".