1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Po për EU, jo për euron

Euro duhet hequr! Ajo e dëmton Evropën dhe i kushton Gjermanisë miliarda. Pse duhet të mbahet ajo me çdo kusht? Kundërshtarë të monedhës së përbashkët kanë krijuar një parti të re.

Angela Merkel nuk duhet të jetë entuziaste, sepse kancelarja është krenare për politikën e saj të matur për shpëtimin e bashkimit monetar. "Fundi i euros do të ishte edhe fundi i Bashkimit Evropian," thotë kryetarja e qeverisë dhe kryetare e Unionit Kristiandemokrat gjerman (CDU). Prandaj bashkimi monetar duhet të ruhet. Por numri i gjermanëve që nuk mendojnë kështu është duke u rritur gjithnjë e më shumë. Sipas një sondazhi të revistës gjermane "Der Spiegel", të korrikut 2012, 54 përqind e të pyeturve nuk shikojnë ende të ketë kuptim investimi i mëtejshëm i shumave të mëdha, në mënyrë që të ruhet bashkimi monetar evropian.

Qëndrimi kritik kundër euros nuk pasqyrohet aspak në Parlamentin gjerman, thotë Konrad Adam. Prandaj Konrad, ish redaktor i gazetës Frankfurter Allgemeinen Zeitung ka ndër mend që të krijojë një parti të re së bashku me ekspertë ekonomie nga media dhe nga fusha studimore. "Alternativa për Gjermaninë" kërkon shpërbërjen e zonës së euros dhe diskutim të hapur për masat që duhen marrë për shpëtimin e euros.

Euro "shkatërron Evropën"

Dr. Konrad Adam Alternative für Deutschland

Dr. Konrad Adam

Adam thotë se pozicioni i kundërshtarëve të euros nuk përfaqësohet aspak në parlamënt. "Të gjitha partitë e parlamentit janë të një mendimi në çështjen e shpëtimit të euros, ata dallohen vetëm sa i përket sasisë së parave që duhet të paguhet," thotë ish redaktori i politikës. "Euro shihet si e shenjtë, dhe kur populli ka mendim tjetër, atëherë vlerësohet si populizëm ose fyerje. Kjo nuk është e drejtë."

Kështu që Adam së bashku me gazetarë që kanë të njëjtin mendim për këtë çështje si dhe me profesorë ekonomie, si Bernd Lucke, ekonomist që jep mësim në Universitetin e Hamburgut, vendosën të krijojnë partinë e vet. "Kur të shkoj në zgjedhje, unë dua që ta kem mundësinë e zgjedhjes, prandaj jam duke krijuar këtë alternativë," thotë Adam.

Në fund të fundit nuk kemi të bëjmë me grimca politike. Gjermania duhet të paguajë 21,68 miliardë euro në paketën e shpëtimit të euros. Paketa e shpëtimit duhet të pengojë insolvencën e vendeve të BE-së me probleme financiare, duke i dhënë kredi me kushte të favorshme shteteve të mbytura në borxhe. Deri tani për kredi të tilla kanë pyetur Greqia, Irlanda, Portugalia, Spanja dhe Qipro.

Estland Euroumstellung

Euro dëmton Evropën

Sipas themeluesve të "Alternativë për Gjermaninë", mundësia për të hequr euron dhe për të ndaluar pagesat, injorohet nga politikanët gjermanë. Ndërkohë që fundi i monedhës së përbashkët është më e mira që mund t`i ndodhë Evropës. "Ne druhemi se Evropa nuk përfiton prej euros, por euroja do të shkatërrohet ngadalë," thotë Bernd Lucke.

Synimi: Shpërbërja e zonës së euros

Që të mos lindin keqkuptime: Partia e re do të hiqet euro, por jo Bashkimi Evropian, thekson Lucke. Fokusi i partisë ndodhet tek shpërbërja e zonës së euros. Ajo kërkon që vendet të kthehen tek monedha kombëtare si marka gjermane, apo franga dhe dhrahmia, ose që që të ngrihen grupime më të vogla monetare. Konrad Adam për shembull mund të imagjinojë një ndarje në euro veriore dhe euro jugore.

Themeluesit e partisë nuk duan të vendosin tani. Ata luftojnë për respektimet e kontratave të BE-së-. Në mënyrë që Gjermania dhe vendet e tjera të kenë mundësi që të dalin nga zona e euros, duhet të ndryshohen paktet e BE-së. Përveç kësaj ata kërkojnë me referendume të detyrueshme të rritet pushteti i qytetarëve në marrjen e vendimeve në vendet e BE-së.

Në muajin prill do të vendoset nëse "Alternativa për Gjermaninë" i përmbush kriteret për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që mbahen në muajin shtator. Por nëse kjo nuk arrihet, partia do të marrë pjesë medoemos në zgjedhjet evropiane në vitin 2014.