1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Po kthehet Praga në Amsterdamin e lindjes?

Për shumicën e turistëve të rinj, Praga shihet si "Amsterdami i lindjes", veçanërisht pas lejimit të qeverisë çeke një vit më parë të kufijve më liberalë për maksimumin e drogës që mund të zotërohet.

default

Klubi Cross në Pragë

Që nga ajo kohë, nuk është më e dënueshme zëtorimi i deri 15 gram marihuane, por edhe mbajtja me vete e një grami kokaine ose 1,5 gram heroine nuk krijon probleme me drejtësinë. Në skenën e Pragës janë duke u krijuar klube dhe Growshops, dhe në shumë lokale pihet marihuanë hapur. Toleranca e çekëve ndaj drogës është rritur gjatë historisë. Që në kohët e komunizmit, vendi ka qenë më liberal se çdo vend tjetër i bllokut lindor.

Drogenszene in Prag

Tomas Zdenek- Të gjithë këtu e thërrasin Lorenzo

Klubi Cross në Pragë është mbushur plot. Që nga pulti i Diskjockeys deri në fund të lokalit njerëzit kërcejnë. Nga diku del Tomas Zdenek. Të gjithë këtu e thërrasin Lorenzo. Ai bashkë me shokët ka krijuar këtë klub tetë vjet më parë. Ndërkohë klubi është kthyer në legjendë të jetës së natës në qytet.

Gati çdo natë në një nga tre katet e diskos luhet muzikë live. Klubi është kthyer si shtëpi për grupet alternative dhe muzikantët e rinj, që provojnë këtu stilin e tyre por, edhe gjendje të tjera të vetëdijes.

„Kultura muzikore është e lidhur ngushtë me drogat, kjo ka qenë gjithnjë. Nuk do të thotë se të gjithë marrin drogra, unë vetë nuk marr më prej vitesh dhe nuk pi më alkool, por shumë muzikantë kanë arritur aty ku janë falë drogës. Prej atyre që japin këtu koncerte pijnë disa marihuanë, dhe bashkë me ta edhe spektatorët.“

Klubi Cross nuk është vetëm pikë kontakti. Ai përfaqëson një mënyrë të caktuar jete. Kjo mënyrë ka zhvilluar në Pragë skenën e vetë, ka restorantet e veta, klubet dhe dyqanet e veta. Praga është si një lloj magneti për këtë publik të caktuar. Njerëzit vijnë nga e gjithë bota, ata duan të pijnë marihuanë këtu, por edhe të kenë ndjenjën e lirisë. Në klubin Cross, thotë Lorenzo një e treta e klientëve janë nga vende të tjera.

Drogenszene in Prag

Klubi Cross përfaqëson një mënyrë të caktuar jete

„Shumë vetë kënaqen që mund të pijnë marihuanë hapur në rrugë dhe në lokale apo klube. Ata nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë në vendet e tyre, aty duhet të fshihen. Ata kanë frikë se mund të merren nga policia për shkak të disa gramë marihuane. Për fat këtu nuk është kështu."

Drogërat në Çeki nuk janë të lejuara. Por ligjet kanë përcaktuar vlera të mëdha maksimale, kush ka me vete deri në 15 gram marihuanë, një gram kokainë apo 1,5 gram heroinë nuk ka bërë vepër penale. Shumë shumë ka prishur zakonin. Në skenë sundon atmosferë optimiste. Ndërkohë Praga është kthyer në kështjëllë të pirjes së marihuanës, si Amsterdami.

Policia e ndjek me shqetësim këtë tendencë. Në statistikat e fundit për drogën shfaqen rekordet negative të vitit të kaluar. 145 bimë kanabis komerciel janë zbuluar këtë vit, dy të tretat më shumë se një vit më parë. Shefi i luftës kundër drogës në Çeki është Jakub Frydrych. Nganjëherë ai kujton vitet e para pas kthesës politike: „Fillimi ishte gati romantik, me një subkulturë të kultivuesve të vegjël. Ata rrisnin bimët e tyre dhe i këmbenin me njëri tjetrin. E gjitha ndodhte në një nivel shpirtëror filozofik. Por, sot tregu ka karakter komercial. Situata është bërë problematike, në treg janë bërë aktiv banda kriminale nga Vietnami dhe Hollanda.“

Drogenszene in Prag

Toleranca e çekëve ndaj drogës është rritur

Në komandon anti-drogë të Jakub Frydrych-it bëjnë pjesë 180 punonjës. Policët janë shpërndarë në gjithë vendin. Në zyrën e shefit ndodhet një kartë e madhe 1 metër, mbi të cilën ai mund të vezhgojë të gjitha pikat e Çekisë. Dealer nga vendet fqinjë, si Gjermania apo Polonia vijnë në Çeki për të marrë mall për tregun e tyre. Marihuana është kthyer ndërkohë në fenomen masiv. Po shqetësimin më të madh Frydrych e ka për heroinën dhe pervitin-in, një drogë sintetike që prodhohet në laboratorët çekë.

„Kjo punë është sikur të gatuanit një gjellë. Ju e dini kur duhet të hidhni qepët dhe sa e nxehtë duhet të jetë soba. Për këtë ka recetë. Njësoj është edhe me pervitin. Kushdo mund ta prodhojë. Edhe në fshatrat më të humbura ka tani prodhues pervitine. Prandaj për ne është shumë e vështirë që të kontrollojmë. Ne nuk kapim sasi të mëdha. Edhe kur kapim tre prodhues dhe pesë korrierë gjatë një aksioni kapim 5 deri 10 gramë."

Për policin Frydrich, toleranca shoqërore kundrejt drogës është një nga problemet më të mëdha në Çeki. Veçanërisht ndaj marihuanës çekët janë tradicionalisht të butë. Asnjë nuk shqetësohet kur pihet joint në publik. Prandaj përkrahësit e legalizimit komplet të marihuanës dalin prej vitesh nëpër rrugë çdo pranverë. Këtë vit ata duan të mobilizojnë për demostratën e tyre rreth 8 000 vetë.

Autor: Kilian Kirchgeßner/ Aida Cama

Redaktoi: Dr. Pandeli Pani

  • Data 30.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10kFW
  • Data 30.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10kFW