1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Po flitet në Nish për kufirin Kosovë- Serbi?

Në Nish të Serbisë është takuar komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler dhe shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë serbe, Miloje Miletiq. Disa media në Kosovë spekullojnë se aty po flitet për kufirin Serbi -Kosovë.

Kufiri midis Kosovës dhe Serbisë

Kufiri midis Kosovës dhe Serbisë

„Nuk ka negociata për kufirin. Me shefin e Shtatmadhorisë së ushtrisë serbe në Nish do të kemi takim rutinë. Takime të tilla kanë mbajtur edhe komandantët tjerë para meje me krerët e ushtrisë serbe, e unë vetëm i vazhdoj ato", thotë për Deutsche Wellen, komandnati i KFOR-it, gjenerali gjerman, Erhard Buhler duke saktësuar se: „Do të bisedohet për çështjet ushtarake-teknike, e ndoshta edhe për disa çështje kufitare, por fjala është për takim rutinë."

Rashka, Kosovë

Rashka, Kosovë

Gjenerali gjerman nuk do të komentojë spekulimet, sipas së cilave tani do të fillohet edhe me procesin e zgjidhjes së çështjeve kontestuese kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. As zëdhënësi i Kosovës Memli Krasniqi nuk është i mendimit se në këtë takim mund të ketë ndonjë çështje tepër të rëndësishme, sa i përket kufirit dhe çështjeve madhore kontestuese me Serbinë. „Në këtë takim nuk ka asgjë politike. Është në kuadër të përpjekjeve të KFOR-it angazhimi për krijimin e një ambienti paqësor në Kosovë", pohon Memli Krasniqi.

Por gjenerali në pension dhe njohësi i mirë i çështjeve ushtarake, Ramadan Çehaja është i mendimit se takimi mes komandantit të trupave ndërkombëtare në Kosovë dhe kreut të ushtrisë serbe nuk është i rastit. Momenti i zhvillimit të tij, në kohën kur flitet për rifillimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ka bërë që në opinion të "ngrihet shumë pluhur" për këtë takim". Sipas tij, për Beogradin dhe Prishtinën në këtë moment është shumë me rëndësi që të zënë pozita sa më të mira, para se të fillojë dialogu, në mënyrë që të mund t'i realizojnë synimet e tyre.

Gjenerali gjerman Erhard Buhler

Gjenerali gjerman Erhard Buhler

"Ekziston edhe një lloj lufte speciale lidhur me çëshjtet që do të ndodhen në rend dite. Në fund të fundit, qëllimi i disa qarqeve është që të shqetësojnë qytetarët. Si njohës i mirë i rrethanave të sigurisë në Kosovë dhe në rajon mendoj se populli nuk duhet të ketë frikë. Do të trajtohen vetëm çështje rutinë, sepse nuk e besoj që për cështjet e rëndësishme për ardhmërinë e Kosovës do të bisedohet jashtë institucioneve të Kosovës. Për këto cështje do të bisedohet më vonë", thotë gjenerali në pension.

Gjenerali Çehaja rikujton se NATO ka detyrat e veta në Kosovë. Prandaj askush nuk mund të përzihet në çështjes që aleanca duhet të bisedojë me përfaqësuesit e ushtrisë së Serbisë. "Sa i përket kufijve, kjo është një çështje shtetërore që ka të bëjë me Republikën e Kosovës dhe Republikën e Serbisë. Kufiri është ai i cili ka ekzistuar edhe në kohën e socializmit. Mirëpo, personalisht mendoj se këto çështje nuk do të jenë në rend dite, sepse çështja e kufirit nuk do të trajtohet në fazën e parë, por në fazën e dytë apo të tregë të negociatave mes Serbisë dhe Kosovës", mendon ai.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 18.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QCPk
  • Data 18.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QCPk