1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pllakatat elektorale ende mediumi më efikas

Arne Lichtenberg/Pandeli Pani9 Gusht 2013

Ky është medium masiv i lirë, shtypja nuk kushton shumë, e madje edhe partitë e vogla tani mund t'i shtypin dhe shpërndajnë posterat e tyre.

https://p.dw.com/p/19Mdt
Fotografi: picture-alliance/dpa

Gjermania është mbushur me pllakata elektorale. Kudo nga hedh sytë sheh fytyra politikanësh. Edhe pse kjo formë e reklamës duket sikur ka dalë nga moda, "në Gjermani pllakatat elektorale vazhdojnë të luajnë një rol tepër të madh", thotë Coordt von Mannstein, profesor për komunikim vizual. "Pllakata dhe posterat janë mjeti më publik i reklamës dhe mund të arrijë miliona votues, sidomos në qendrat urbane, brenda kohës më të shkurtër të mundshme," theksoi Coordt von Mannstein në një intervistë me DW.

Alexander Schimansky, profesor marketingu në Dortmund mendon se avantazhi i pllakatave janë kostot e ulta: "Ky është medium masiv i lirë, shtypja nuk kushton shumë, e madje edhe partitë e vogla tani mund t'i shtypin dhe shpërndajnë posterat e tyre."

Deutschland Alexander Schimansky
Prof. Dr. Alexander SchimanskyFotografi: Alexander Schimansky/privat

Në Gjermani ka pak rregulla për pllakatat elektorale. Madje komunat ua vënë partive në dispozicion falas sipërfaqet e reklamës për pllakatat elektorale, pra jo si në rastin sipërmarrjeve private që duhet të paguajnë për rerklamën. Kusht është që pllakatat të mos pengojnë qarkullimin rrugor. Po ashtu nuk ka as ndonjë çelës për sipërfaqen që i vihet në dispozicion secilës parti. Partia që ka më shumë pasues dhe ndihmës që ngjisin pllakatat, kap vendet më të mira.

Prani në të gjitha kanalet

Në fushatat zgjedhore të kohëve moderne nevojitet një kombinim i mediave të ndryshme: online, postera, reklama në gazeta, reklama televizive dhe mitingje. Asnjëra parti nuk mund të lërë pas dore njërin prej këtyre kanaleve, thotë konsulenti për PR nga Hamburgu Wolfgang Raike. Kjo sepse të moshuarit lexojnë më tepër gazetën, kurse të rinjtë përdorin internetin. Madje edhe "Partia Piratët e cila ka mjaft lidhje me internetitn, i harxhon dy të tretat e buxhetit elektoral për postera dhe pllakata." - sqaron Coordt von Mannstein.

Bundestagswahlen 2013 Wahlplakat CDU
Fotografi: picture-alliance/dpa

Posterat dhe pllakatat duket se janë ende mediumi më efikas, sepse gjithkush që kalon në rrugë diku do të shohë një prej këtyre në mënyrë të pashmangshme. Pra posterat dhe pllakatat nuk kanë dalë nga moda.

Forma e pllakatave

Në shumicën e pllakatave shihen fytyrat e politikanëve të partisë që kandidon. Por ka dhe pllakata kur prezantohet fytyra e kundërshtarit politik në ndonjë pozë të pakëndshme. Kështu p.sh. partia socialdemokrate ka një pllakatë të tillë, ku shihet kancelarja Angela Merkel. Ekspertët mendojnë se kjo gjë nuk është e mirë, sepse edhe në rast se prezantohet fytyra e kundërshtarit politik në ndonjë pozë të pakëndshme, kjo mbetet në kujtesën e zgjedhësve, kurse fytyra e kandidatit të vetë partisë që kandidon jo.

Deutschland Wahlen Grüne Wahlplakat Miete
Pllakatë kundër ngritjes së qiraveFotografi: Grüne

Po ashtu ekspertët mendojnë se edhe retushimi i fotografive nuk duhet të jetë i tepërt, sepse pllkata duhet të jetë autentike.

Ekspertët kanë vënë re në pllakatat e sivjetshme edhe një fenomen të ri. Partitë nuk prezantojnë në pllakatat elektorale politikanët e tyre, por CDU pamje simpatike familjesh me fëmijë në situata të këndshme, kurse partitë në opozitë, pamje njerëzish që p.sh. luftojnë kundër ngritjes së qirave.

Pas zgjedhjeve

Të nesërmen e ditës së zgjedhjeve, në qytetet gjermane nuk pritet të ketë më asnjë poster apo pllakatë elektorale. Kjo sepse partitë janë të detyruara t'i heqn reklamat e tyre zgjedhore menjëherë pas zgjedhjeve, sepse përndryshe gjobiten.