1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Plani serb për Kosovën

Planin ia ka dorëzuar Unmikut ministri Sllobodan Samarxhiq, në emër të Qeverisë serbe. Ai parashikon bashkëqeverisje në zonat e Kosovës të banuara me serbë. Propozimi shkaktoi reagime kundërthënëse edhe në Serbi.

default

Sllobodan Samarxhiq

Propozimi është pjesë e planit sekret të Qeverisë serbe, të miratuar tre ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe parashikon respektimin e plotë të Rezolutës 1244 të KS të OKB. Nga Unmiku kërkohet që dokumenti të zbatohet së bashku me Serbinë dhe që të pranojë Zyrën e Ministrisë për Kosovë e Metohi, si pasardhëse të Qendrës Koordinative serbe.

Në dokumentin me titull "Marrëveshja e Unmikut me Republikën e Serbisë, për zbatimin e përbashkët të Rezolutës 1244, pas shpalljes së pavarësisë ilegale prej institucioneve të përkohëshme të Kosovës", thuhet se "Unmiku dhe Serbia janë dakord për intesifikimin e bashkëpunimit në sektorët e policisë, gjykatave, doganave, transportit dhe kontrollit të kufirit administrativ mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe trashëgimisë kulturore, fetare dhe historike." Kërkohet edhe vendosja e policëve të Serbisë në Kosovë, të cilët do t'u përgjigjeshin autoriteteve lokale serbe dhe komandës së policisë ndërkombëtare.

Serbët e Kosovës do të duhej të zgjidhin vetë problemet gjyqësore, ndërsa për rastet ku bëjnë pjesë bashkësi të ndryshme etnike, përgjegjësinë do të kishin gjykatësit ndërkombëtar. Nga Unmiku kërkohet që të marrë përgjegjësinë për tregti të lirë me Serbinë, ndërkohë që serbët lokalë do të kishin të drejtën e vendosjes së autoriteteve të veta doganore. Sa i përket mbrojtjes së institucioneve historike, fetare dhe kulturore serbe, ato duhet të ruhen prej forcave të Serbisë dhe Unmikut. Këto forca do të duhej të vendosen deri në maj të këtij viti, thuhet në dokumentin e botuar në gazetën "Večernje Novosti", të cilin Samarxhiqi ia ka dorëzuar zëvendëshefit të Unmikut, Lari Rosin, me 16 mars.

Dokumenti ka shkaktuar reagime kundërthënëse në Beograd. Minisitri Samarxhiq shpjegoi se qëllimi është ndarja faktike e shqiptarëve dhe serbëve dhe vendosja e pushtetit të tyre në të gjitha eklavat serbe. Presidenti Boris Tadiq dhe ministrat e tij pohojnë se nuk ishin të informuar me këtë dokument, i cili është hartuar vetëm prej një pese të Qeverisë, të kontrolluar nga kryeministri, Vojisllav Koshtunica. Ministri Mlagjan Dinkiq kërkon botimin në tërësi të planit aksional të Serbisë për Kosovën. "Nuk ka kuptim të mbahen sekrete vetëm disa pjesë, ndërsa pjesët tjera të bëhen publike në media, pa u shqyrëtuar fare në Qeveri", thotë Dinkiq.

Ndërkohë që Qeveria e Kosovës dhe partitë politike kosovare e kanë hedhur poshtë dokumenti si plotësisht të papranueshëm.




  • Data 24.03.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTYz
  • Data 24.03.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DTYz