1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Plani i Tadiçit për Kosovën - Strategji për dialog?

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka paraqitur një plan prej katër pikësh për Kosovën. A është plani një kompromis për zgjidhjen e problemeve mes Beogradit dhe Prishtinës?

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç

Presidenti i Serbisë Boris Tadiç

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të përmirësohen dhe të zgjidhen nëpërmjet dialogut, nëse merren në konsideratë katër çështje - zgjidhja për manastiret e Kishës Ortodokse Serbe dhe administrimi i kompleksit të manastireve, garancia për serbët në enklava, çështja e pasurive shtetërore dhe e pronës së qytetarëve të Serbisë në Kosovë, si dhe zgjidhja e veçantë për veriun e Kosovës, thuhet në të ashtuquajturin plan prej katër pikash të presidentit serb Boris Tadiç. Prishtina e refuzon planin, bashkësia ndërkombëtare nuk ka qëndrim përfundimtar për mbështetjen e këtij plani.

Kompromisi zgjidhja më e mirë

Motivi për prezantimin e një plani të tillë është përpjekja për të bërë një politikë apo plan, i cili do të jetë në përputhje me realitetin e Kosovës, vlerëson për DW Ognjen Pribicevic, ish-ambasador i Serbisë në Gjermani. Dhe realiteti është që serbët në veri të Kosovës nuk duan të jetojnë nën autoritetin e Prishtinës dhe që Serbia që nga viti 1999 nuk ka kurrfarë sovraniteti mbi Kosovën. Në këtë kuptim është mirë që të ekzistojë një plan, që mund të çojë në një kompromis, thotë Pribicevic:

"Për shkak se këto bisedime të tjera teknike, që zhvillohen në mes Beogradit dhe Prishtinës, i kanë ezauruar opsionet e tyre. Eshtë e nevojshme që urgjentisht të bëhet diçka, që do të jetë një kompromis për të gjithë Kosovën, dhe për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Përndryshe, kam frikë se do të hapet fushë veprimi​dhe për ekstremistë si nga njëra anë ashtu edhe nga ana tjetër, dhe për ata jomirëdashës nga bashkësia ndërkombëtare, që ta shfrytëzojnë këtë situatë në veri të Kosovës, siç u shkon përshtat atyre.

Trokitje në derën e dialogut

Fillimi i Dialogut- delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi në Bruksel

Fillimi i Dialogut- delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi në Bruksel

Plani i Tadiçit me katër pika paraqet një strategji zgjidhjeje, në të cilën ndodhet Serbia, dhe kjo është një pozicion që pati me Bashkimin Evropian (BE), mendon  Neven Cvetićanin, nga Instituti i Shkencave Sociale.

"Ky plan ka për qëllim që përsëri të përpiqet të hapë dialogun për Kosovën dhe Metohinë, dhe për pozitën e shtetit të Serbisë në Kosovë. Duhet thënë se kjo është mjaft e vështirë, sidomos kur shumica e fuqive të mëdha e kryesore besojmë se ky dialog është në pjesën më të madhe i përfunduar. Dhe këtë plan me 4 pika deri dikuka rolin që të përpiqet ta hapë këtë derë, në mënyrë metaforike këtë plan, që mund ta quajmë trokitje në derën e dialogut."

Frikë nga largimi i Serbisë

Bashkësia ndërkombëtare ndoshta shqetësimin më të madh e ka në lidhje me pikën e fundit të këtij plani, i cili është një zgjidhje e veçantë të veriut të Kosovës. Pas

kësaj ata shohin edhe një herë rihapjen e çështjes së statusit të Kosovës, gjë që bashkësia ndërkombëtare nuk e dëshiron, Pribicevic shton se ekziston ende një hapësirë​për të lëvizur rreth problemit të Kosovës.

Ne shohim tani në lidhje me kandidaturën, që pjesës perëndimore të bashkësisë ndërkombëtare në asnjë mënyrë nuk i vjen përshtat situata, në të cilën Serbia të ecte në një rrugë të vetën apo të linte në status quo procesin e integrimit evropian. Kështu që unë mendoj se nga ana e saj Serbia ka shumë hapësirë diplomatike për të zgjidhur çështjen e Kosovës sa më shumë në interes të Serbisë.

Vëllai i madh amerikan zgjidh problemin

Ministrja e Jashtme amerikane, Hillary Clinton

Ministrja e Jashtme amerikane, Hillary Clinton

Në këtë konktest në Beograd duket se pjesëmarrja e administratës amerikane në lidhje me Kosovën është më aktive, kjo duket në vizitën e zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Riker, si dhe nga biseda telefonike mes Tadiçit dhe Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton. Të dyja palët këtu kanë motivet e tyre, thotë Cvetićanin:

"Pra, motivi i palës serbe është që të tregojë para zgjedhjeve se ka mbështetjen e Perëndimit, dhe që nuk bën ndonjë politikë konfliktuoze ndaj Perëndimit, dhe në këtë mënyrë i dërgohet mesazhi kundërshtarëve politikë dhe qendrave të tjera të pushtetit në mbarë botën. E megjithatë, interesi i Shteteve të Bashkuara dhe administratës së saj është që si një vëlla i madh vjen dhe përpiqet ta zgjidhë problemin, të cilin BE nuk ka mundur ta zgjidhë.

Opozita serbe është kundër këtij plani, dhe e quan atë planin e Ahtosarit dhe Cvetićanin thotë se kështu do të mbetet deri në periudhën pas zgjedhjeve. Opozita natyrisht, kërkon që të bjerë pushteti, dhe nuk është e lehtë të pritet që për çështjen e Kosovës të arrihet ndonjë konsensus derisa të mos kenë përfunduar zgjedhje, mendon Cvetićanin.

Autor: Ivica Petrovic/Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Kelmendi