1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Plani i Ahtisarit krijon siguri të mjaftueshme për të gjitha komunitetet

Përfaqësuesit e misionit të BE-së në Kosovë dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme u kërkojnë pjesëtarëve të komunitetit serb, që të bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.

Ushtarë të KFOR-it në veri të Kosovës

Ushtarë të KFOR-it në veri të Kosovës

Përfaqësues të misionit të BE-së i siguruan pjesëtarët e komunitetit serb se zbatimi i planit të Marti Ahtisarit, krijon siguri të mjaftueshme për serbët dhe për të gjitha komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë. Ata thonë se misioni i BE-së, do të mbikqyrë me përpikmëri zbatimin e këtij plani, i cili parasheh shumë të drejta për serbët.

Më tepër hapësirë për misionin e OSBE-së në Kosovë

Këto komente, përfaqësuesit e misionit evropian, i bënë pas disa deklaratave të shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, i cili kërkoi hapësirë më të madhe në Kosovë për misionin e OSBE-së. Misioni i OSBE-së, që nga përfundimi i luftës, kryesisht është angazhuar për të drejtat e pakicave. Andi Mitchel, është zëvëndëshef i zyrës civile ndërkombtare.

"Zyra Civile Ndërkombëtare, nuk është këtu për të zëvendësuar misionin e Kombeve të Bashkuara. Ne nuk jemi administrues, por do të ndihmojmë dhe këshillojmë institucionet e shtetit të ri në zbatimin e planit të Marti Ahtisarit", thotë Endi Mitchell. Ai siguroi pjesëtarët e komunitetit serb se ky plan krijon siguri të mjaftueshme për të gjitha komunitetet. Mirëpo, kështu nuk mendojnë përfaqësuesit e komunitetit serb. Ata kanë formuar strukturat e tyre paralele të cilat më të koncentruara janë në pjesën veriore të Kosovës. Ndërkohë, Artan Duraku, nga Ministria e Punëve të Brendshme, thotë se në këtë pjesë po zhvillohet një krim i organizuar i paparë, nga i cili fenomen po dëmtohet jo vetëm Kosovëa por edhe Serbia.

As Serbia nuk ka interes që në Kosovën veriore të mbretërojë një gjendje e pastabilizuar

"Kjo situatë në veri nuk do të tolerohet, as nga qeveria e Kosovës e as nga komuniteti ndërkombëtar dhe ne fund të fundit as Serbia nuk ka interes që në Kosovën veriore të mbretërojë një gjendje e tillë, sepse e dëmton edhe vet legjitimitetin e Serbisë. Pasoja e kësaj gjendje tashmë ka filluar t'i ndjejë edhe Serbia", thotë Duraku.

Institucionet e Kosovës dhe misioni iri i BE-së, kanë plane për vendosjen e kontrollit në pjesën veriore të Kosovës, mirëpo, implementimi i tyre tash për tash, duket i pamudur. Kjo për faktin që çdo veprim i ndërmarrë nga këto mekanizma, po has në rezistencë nga serbët e veriut. Misioni i BE-së dhe qeveria e Kosovës, thonë se ata do të përpiqen që vetëm me masa të buta t'i bindin serbët se integrimi i tyre në shoqërinë kosovare shkon vetëm në interes të tyre, ndërsa, nuk do të ndërmarrin veprime të ashpra dhe nuk do ta perdorin forcën për të vendosur kontroll në këtë pjesë të Kosovës.

  • Data 05.09.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FC2D
  • Data 05.09.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FC2D